07:44 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndërtimi i HEC-eve, ministria paralajmëron subjektet: Do të ndërmerren edhe masa penale

11:26 | 06/06/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
HEC-et në Valbonë, Gjykata Administrative rrëzon padinë e banorëve

Zv.ministri i Energjitikës Hantin Bonati, tha në një deklaratë për mediat tha se ka përfunduar procesi i vlerësimit të ecurisë dhe zbatimit të kontratave të nënshkruara që nuk kanë filluar procesin e operimit.

Duke rënditur disa nga tipologjitë e situatave në kontratat koncesionare dhe zbatimit të tyre, Bonati tha se për të gjithë këto praktika nga ana jonë do të vijohet me procesin e komunikimit me subjektin për ndërprerjen e kontratës në mënyrë të njëanshme duke ju referuar shkeljeve të neneve të saj dhe sipas procedurës ligjore të parashikuar.

ai bëri edhe një thirrje ndaj të gjithë subjekteve që ushtrojnë, apo synojnë të ushtrojnë këtë veprimtari, që të marrin të gjitha masat për respektimin e të gjithë detyrimeve ligjore dhe përmbushjen e të gjithë detyrave që do t’i përcillen gjithsecilit prej tyre në formë zyrtare.

Nisur nga situata, Bonati tha se për të gjithë këto koncesione do të vijohet me ndërprerjen e kontratës në mënyrë të njëanshme.

Deklarata e plotë:

Në zbatim të Urdhrit nr. 47 dhe nr. 48, datë 30.1.2019, “Për verifikimin e zbatimit të kushteve të kontratave koncesionare dhe kontratave objekt i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 822, datë 7.10.2015, për burimet hidrike të energjisë”.

Ju bëjmë me dije se përfundoi procesi i vlerësimit të ecurisë dhe zbatimit të kontratave të nënshkruara që nuk kanë filluar procesin e operimit.

Për efekt transparence, gjetjet e këtij procesi po i pasqyrojmë duke i grupuar në tre tipologji të ngjashme situatash, si në vijim:

I.             NË TIPOLOGJINË E PARË janë përfshirë praktikat, subjektet e të cilave janë ende brenda afateve kontraktuale për të vënë në funksion veprën.

Në këtë grupim përfshihen:

–              44 kontrata koncesionare për ndërtimin e 92 HEC-eve;

–              57 kontrata objekt i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 822, datë 7.10.2015, për ndërtimin e 61 HEC-eve;

Përsa i përket vijimit të trajtimit të këtyre praktikave, nga ana Jonë do të procedohet duke i përcjellë çdo subjekti një shkresë ku do t’i përcaktohen:

–              Afatet kohore të mbetura në dispozicion për të respektuar kontratën;

–              Problematikat e evidentuara;

–              Penalitetet për shkeljet e konstatuara;

–              Rekomandime lidhur me masat që do të duhet të ndërmarrin për të përmbushur tërësisht kushtet e kontratës;

–              Penalitetet dhe masat me të cilët do të përballen në rast të mosrespektimit të kushteve në vijim;

II.            NË TIPOLOGJINË E DYTË janë përfshirë praktikat të cilave u ka përfunduar afati kontraktual, subjektet e të cilave, ose:

a)            Kanë vënë një, apo disa HEC-e në operim, ndërsa një, apo disa të tjerë jo;

Në këtë nëngrupim përfshihen:

–              20 kontrata koncesionare për ndërtimin e 60 HEC-eve;

–              1 kontratë objekt i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 822, datë 7.10.2015, për ndërtimin e 3 HEC-eve; ose:

b)            Kanë bërë investime të pafinalizuara, në mospërputhje me kontratën

Në këtë nën grupim përfshihen:

–              11 kontrata koncesionare për ndërtimin e 21 HEC-eve;

Problematikat e mësipërme janë shkaktuar si për arsye të:

a.            burokracive administrative, apo rrethanave që nuk varen nga subjekti;

b.            mospërmbushjes/neglizhencës/paligjshmërisë në veprim të subjektit.

Përsa i përket vijimit të trajtimit të këtyre praktikave do të jetë:

a)            nëse këto problematika janë shkaktuar nga vonesat burokratike administrative, do të vijohet me një proces negociimi me subjektet me qëllim rishikimin e kontratës brenda kuadrit ligjor, për vendosjen e palëve në legjitimitet sa i takon afateve, apo kushteve të tjera kontraktuale.

b)            nëse këto problematika vijnë si pasojë e veprimeve, apo mosveprimeve të subjekteve, do të vijohet me penalitete e deri në fillimin e procedurës për ndërprerjen në mënyrë të njëanshme të kontratës.

III.           NË TIPOLOGJINË E TRETË përfshihen praktikat të cilat janë konsideruar me shkelje të rënda kontraktuale, të cilat ende nuk kanë filluar punime në terren, ose kanë filluar të ndërtojnë pa leje, ose janë braktisur për një kohë të gjatë.

Në këtë grupim përfshihen:

–              27 kontrata koncesionare për ndërtimin e 80 HEC-eve;

Për të gjithë këto praktika nga ana jonë do të vijohet me procesin e komunikimit me subjektin për ndërprerjen e kontratës në mënyrë të njëanshme duke ju referuar shkeljeve të neneve të saj dhe sipas procedurës ligjore të parashikuar. Sikurse theksuar në çdo komunikim publik, procedura që do ndiqet nga strukturat teknike dhe ligjore, nga njoftimi i fillimit të procedurës, deri në ndërprerjen e njëanshme të kontratës, do të jetë shumë e kujdesshme për të minimizuar çdo risk financiar që mund t’i shkaktohet buxhetit të shtetit.

Gjithashtu, referuar problematikave të evidentuara gjatë këtij procesi, Ju bëjmë me dije se dhe me mbështetjen dhe asistencën e mundësuara nga Qeveria Zviceriane (SECO), është në vijim procesi iriinxhinierimin e procedurës për këtë veprimtari. Së fundmi do të përfitonim nga kjo mundësi për t’i bërë një thirrje të gjithë subjekteve që ushtrojnë, apo synojnë të ushtrojnë këtë veprimtari, që të marrin të gjitha masat për respektimin e të gjithë detyrimeve ligjore dhe përmbushjen e të gjithë detyrave që do t’i përcillen gjithsecilit prej tyre në formë zyrtare

Etiketa: hantin bonatiHec-etministria e energjitikesnderitmi i hece-vepralajmerimi i ministrise
Pas

“Stop telefonatave bezdisëse” për reklamat, AKEP me regjistër që i ndalon

Para

Goditi babë e bir në protestën e opozitës, lihet në burg autori invalid

Para
Rrahu babë e birë në protestën e opozitës, arrestohet autori 43-vjeçar (Emri)

Goditi babë e bir në protestën e opozitës, lihet në burg autori invalid

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.