09:46 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndërtimi i HEC-ve në Valbonë, Klosi: Do të ishte mirë mos të ishte investuar, natyra duhet të ruhet siç është

17:24 | 01/08/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndërtimi i HEC-ve në Valbonë, Klosi: Do të ishte mirë mos të ishte investuar, natyra duhet të ruhet siç është

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi i ftuar në Fax News foli për ecurinë e sezonin turstik, për sfidat dhe problematikat që hasin qytetarët.

Gjithashtu Klosi foli dhe për ndërtimin e HEC-ve në Valbonë, ku u shpreh se natyra duhet të ruhet siç është dhe sipas tij do të ishte mirë që në këtë zonë të mos ishte ndërtuar.

“Për sa i përket Valbonës unë them se duhet të ruhet natyra siç është. Ministria e Mjedisit dhe Turzimit është aty për të ruajtur një ekuilibër midis turizmit, mjedisit dhe zhvillimit industrial.

Do të ishte mirë mos të ishte investuar. Natyra duhet të ruhet siç është Do të ishte mirë që dhe gjykata mos të mbronte vazhdimin e ndërtimit të HEC-ve në Valbonë. Do ta kisha frenuar. Realisht kemi nevojë që komunitete të ndryshme qytetare të mbrojnë pasuritë natyrore.

Nuk mund të pranojmë që HEC-t të transformohen në epidemi. Kam kërkuar që të jepet shumë pak leje për HEC-e në zhvillim. Duhet riparë mania e ndërtimit të HEC-ve.”

Për sa i përket publikimit të faturave nga qytetarët në rrjetet sociale, Klosi tha se kjo është një çështje që e ka shqetësuar.

“Është një çështje që na ka shqetësuar, ka sensibilitetin e saj. Duhet të ketë më shumë transparencë nga bizneset dhe nga lokalet. Ajo që ne kemi kërkuar me forcë është që lokalet të kenë të afishuar listën e tyre të çmimeve. Dhe ajo që duam është prerja e kuponave tatimor, pasi kuponi tatimor jo vetëm rrit kontributin që bëjnë lokalet në taksat e shtetit, por edhe për klientët është një lehtësi. Natyrisht duhet të tentojmë që të kemi më shumë tursitë të huaj. Debate ndërmjet çmimit dhe cilësisë është i vazhdueshëm, ajo që ne kërkojmë është rritja e cilesisë së shërbimit. Vjet kemi pasur 5 milion turistë sivejt janë 10-20 % më shumë se vitin që kaloi.”

Më tej ministri Klosi rreshtoi dhe disa problematika që po has turizmi ku sipas tij së pari është siguria publike.

“Së pari është siguria në plazhe, ajo çfarë garanton policia e Rendit, deri tani sezoni ka qenë i kontrolluar falë menaxhimit pozitiv të policisë së shtetit. Ka një vendim që detyron pushtetin lokal për çdo përdorues që të vendosi vrojtues plazhi. Një vrojtues plazhi është si një sistem që duhet të ngrejmë, pasi ato janë aty për çdo situatë emergjente dhe që e njohin terrenin. Së dyti është problemi i pastërtisë, por mund të them se sot plazhet shqiptare janë shumë më të pastra se një vit më parë.”

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: blendi klosi
Pas

Sara Hoxha xheloze? Çfarë e ka ‘detyruar’ të bëjë Ledionin para dasmës (Foto)

Para

E pickoi insekti, gjen vdekjen e menjëhershme ish-sportisti i njohur (Foto)

Para
E pickoi insekti, gjen vdekjen e menjëhershme ish-sportisti i njohur (Foto)

E pickoi insekti, gjen vdekjen e menjëhershme ish-sportisti i njohur (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ngërçi politik në Kosovë, mbahet sot seanca e 28-të për konstituimin e Kuvendit

Lufta në Ukrainë/ Rusia bombardon gjatë natës Kharkivin, gjashtë të vdekur dhe 21 të plagosur

“Dua të bëhem e famshme”/ Tragjedi në SHBA: 19-vjeçarja humb jetën nga sfida “Dusting” në rrjet

Rama publikon pamje nga “Defender 25” në Durrës: Një nga stërvitjet më komplekse

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.