Ndertimi i një hidroncetrali të dytë në fshatin Lusen të Kukësit ka irrituar rreth 800 banorët e zonës të cilët në qëndër të fshatit kanë mbajtur një protestë ku është kërkuar anullimi i ndërtimit të hec-it të dytë në fshat.
Banoret thonë se ndërtimi i HEC-it e bën Lusën-in të pabanueshëm pasi grubullimi i ujërave tr fshatit i lë banorët pa ujë të pijshëm, lë pa ujë tokat bujqësore dhe blegtorinë, është një krim ë madh që i bëhet fshatit ashtu edhe i braktisur ndër vite.
Sipas banorëve devijimi i ujit për tu futur në tubacionet e HEC-it prish rregullin qindra vjeçarë të vaditjes së tokave bujqësore që do të thotë lindjen e konflikteve mes banorëve.
Banorët do të një protestë protestë në qytetin e Kukësit para prefekturës në ditët e ardhshme. Ata thonë se nuk është pyetur fshati për lejimin e ndërtimit të HEC-it.
Aktualisht punimet janë pezulluar për ndërtimin e HEC-it të dytë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)