Ambjentalisti Lavdosh Ferruni i ftuar në Fax News u shpreh se ndërtimi i inceneratorëve në Fier, Elbasan dhe Tiranë, janë në papajtueshmëri me politikat e Bashkimit Europian.
“Qeveria nuk është për të zgjidhur vetëm hallet e ditës, por është dhe për të zgjidhur problemet dhe në një perspektive më të gjerë kohore. Në rekomadimet e Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë theksohet fort papajtueshmëria me politikat e BE-së, çështja e inceneratorëve. Inceneratorët e Fierit, Elbasanit, Tiranës janë në papajtueshmëri, nuk pajtohen me politikat e Bashkimit Europian.
Duhet të ketë një komunikim me banorët e zonës, me qytetarët, me shoqatat, për mendimin tim është bërë maksimumi që mos të zhvillohen debate në median tradicionale për çështjen e inceneratorëve. Ka një lloj izolimi që ne kemi ndjerë. Ne si Shoqëri civile kemi dhe një dimension tjetër kohor duke parashikuar që këto lloj problemesh mos të na shqetësojnë ‘nesër’.
Ka një përpjekje që t’a paraqesin inceneratorin e Elbasanit sikur është një model që funksionon mirë. Por është një referencë e gabuar. Duhet bërë një pezullimi i finacimit të mëtejshëm të inceneratorit të Fierit, Ebasanit dhe të Tiranës. Duhet pezullohet dhe të ndërtohet sipas direktivave të BE-së.
Ne po ‘mbjellim’ inceneratorë që do të jenë aty për 30 vjet dhe do të krijojnë një ndotje mjaft të madhe ne publik.”
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post