Ish Kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë gjatë mbrëmjes së sotme, ku me anë të një reagimi në rrjetet sociale deklaron se, kullat që po ndërtohen pas kullës së Sahatit në qendër të Tiranës janë në pronësi të një kompanie të denoncuar për lidhje me Agron Xhafën dhe Olsi Ramën.
Sipas Berishës, kulla që po ndërtohet do të fshehë simbolin e Tiranës, dhe është një krim që sipas tij bazohet në vendimin direkt të Kryeministrit Rama për ti dhënë leje kompanisë “Apeks”.
Statusi i plotë i Berishës:
Ja si do te fshehe simbolin e Tirane me kullen e saj Kompania Apeks e denoncuar per lidhje me Agron Xhafen dhe Olsi Ramen.
Ky krim i shemtuar bazohet ne vendimin e direkt Edvinit per ti dhene leje Apeks qe te ndertoje kullen 25 kateshe dhe fshehjen e plote te Sahatit, ikones se vertet te qytetit te Tiranes. sb
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post