Partia Demokratike ka përgatitur një kallëzim penal për kullën që pritet të ndërtohet pas TOB.
Mësohet se kryetarja e grupit të këshilltarëve të PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës Eni Papa do të dorëzojë në SPAK një dosje të plotë denoncuese, kryesisht për mënyrën e financimit për ndërtimin e kullës më të lartë në Tiranë.
Jo rrallëherë ndërtimet e reja në Tiranë janë konsideruar nga studime dhe investigime të ndryshme si mënyrë për të pastruar paratë e pista. Leja me kusht për qëndrën multifunksinale Mount of Tirana është miratuar në mbledhjen e datës 8 mars të KKT-së.
Sipas dokumentave, kulla që do të ndërtohet nga kompania Nova Construction 2012, në pronësi të Ilir Shtufit do të jetë 58 kate mbi tokë dhe 7 të tjera nën tokë. Projekti është hartuar nga studio daneze e arkitekturës Cebra.
“Nova Construction 2012” është përfituese e shumë tenderash nga Bashkia Tiranë në bashkëpunim me kompani të tjera. Ajo ka ndërtuar edhe godina të tjera shumëkatëshe në Tiranë, përfshirë këtu “Ëhite Toëer”, “Tirana Garden Building” dhe “Tirana Entry II”.