Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami ka reaguar për Fax News ndaj deklaratës së prefektit të këtij qarku në lidhje me pallatin që rrezikon të shembet në lagjen “Kodra e Shtufit”.
Prefekti Aliaj tha se Bashkia duhet të kishte marrë masat të hapte kanal kullimi për ujerat dhe të ndërtonte mur për të mbajtur rrëshqitjet e dheut, por kryetarja e Bashkisë i është përgjigjur se muret mbajtëse me pilota nuk bëhen pa projekt, prokurimi dhe gjithë procedura ligjore e të cilit zgjat rreth 6 muaj.
“Projekti behet me prokurim por a e di prefekti qe keto muret mbajtese me pilota nuk behen pa projekt? A e di prefekti qe projektet behen me prokurim? Prokurimi minimalisht zgjat 2 muaj. Pas perfundimit te tenderit per projektin duhet qe ne te kemi fondet per te bere prokurimin per zbatimjn e projektit. Dmth jane procedura ligjore te cilat minimalisht duan 6 muaj kohe edhe sikur te kishim fondin prej 1.6 miliard leke qe parashikohet ne baze te rekomandimeve te studimit gjeologjik, ndaj bashkia ka shpallur gjendjen e emergjences.” – mësohet të jetë shprehur Zamira Rami për Fax News.
Kryetarja Rami tha se në mbledhjen e fundit të këshillit Bashkiak Gjirokastër, në mënryë që të përshpejtohej ky proces, u rialokua fondi për blerjen e projektit, duke sakrifikuar nga investimet publike të ndriçimit të qytetit dhe kontenierëve të mbetjeve.
“Pervec kesaj i ka akorduar 3 familjeve te demtuara fondin e emergjences se shpejte prej 1 milion leke te vjetra per secilen nga keto banesa njekohesisht ka bere vleresimin e demit te ketyre 3 banesave.” – tha Rami.
Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës tha se ditën e djeshme, grupi i inxhinierëve të drejtorisë së projektimit nga ministria e mbrojtjes me porosi të kryeministrit Rama, inspektuan situatën dhe dolën në përfundimin se pa marrë masa mbrojtëse në pjesën e sipërme, siç u shpreh Rami, heqja e dheut është një proces i vështirë.
(E.L/Faxweb.al)
Po ti ske vajtur njehere te shikosh se ku po rrime moj “kukull””e bashkise.Po vetem te ngresh zerin kot per se koti di.Po pse nuk shet ndonje nga pasurite e tua qe i ke ven me bollek keto 2 vite dhe te ndertosh nje mur .Ti je vetem nje debile qe te ra fati te jesh ne krye te ketij qyteti dhe qe vetem xhepat e tua mbushe,se asnje llamb nuk vure per kete Gjirokaster.Turp te vij qe sdi te menaxhosh asnje situate po vetem ngre supet lart.E paafte.