13:14 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndërtimi i një kampi refugjatësh, ish-kreu i SHISH: Shqipëria nuk është gati, nuk kemi lidhje me ato njerëz

19:58 | 09/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndërtimi i një kampi refugjatësh, ish-kreu i SHISH: Shqipëria nuk është gati, nuk kemi lidhje me ato njerëz

Prej disa ditësh në media po qarkullojnë lajme se në Shqipëri mund të ngrihet një qendër rehabilitimi për ish-terroristët e ISIS ose mund të ngrihet një kamp për refugjatët nga Lindja e Mesme.

Fatos Klosi, ish-kreu i SHISH i ftuar në Fax News ka deklaruar se nuk ka informacion mbi lajmet që qarkullojnë në media dhe se qeveria e ka mohuar që do të ngrihet një kamp i tillë.

Ndërkohë që për sa i përket diskutimit nëse mund të ngrihet një kamp refugjatësh në Shqipëri, Klosi u shpreh se kjo është një çështje që duhet diksutuar me kujdes pasi është një vendim i rëndësishëm.

Ai deklaroi se Shqipëria nuk është gati për t’a përballuar dhe se ne nuk kemi asnjë lidhje me ato njerëz, dhe se janë shtete më të mëdha, me më shumë ekperincë që duhe të merren me to.

“Qeveria e ka mohuar. Deklaratën e Borisov unë e shoh si një deklaratë që ai e ka lëshuar për interesa të brendshme në qeverinë e tij, që të sigurojë elektoratin e tij se nuk do të këtë sirianë.

Unë nuk kam dëgjuar asnjë koment nga ana e qeverisë. Këto janë vendime që nuk duhet të merren kollaj. Vendime të tilla duhet të merren me kujdes dhe transparencë.

Është një vendim i rëndësishëm. Por këto janë akoma idera. Paska thënë Borisov? Këto janë gjëra të gjymtuara dhe nuk ka asnjë të vertëtë. Nëse është marrë një vendim duhet të ketë trasparencë. Por qeveria ose ato që do të vendosin duhet ta kënë parasysh këtë gjë.

Nuk e di përse behët fjalë?! Sepse po thuhet sikur do të jetë një institucion që do merret riedukimin e sirianvë, apo do të jetë një kamp për refugjatë që do të kthehen nga Evropa. Janë shumë versione të ndryshme. Do të marrim sirianë? Është vertët fare e turbullt. Nuk duhet të ngutemi. Ne jemi një popull që e pëlqejmë ‘skupin’.

Unë them që Shqipëria nuk është gati për t’a përballuar. Nuk kemi asnjë lidhje me ato njerëz, janë shtete më të mëdha, me më shumë ekperincë që duhet të merren me to. Jemi shumë të vegjël për të qenë protagonist në gjëra kaq të mëdha. Kjo duhet të diskutohet me seriozitet. Duhet të mos jemi të prirur për t’u servilosur ndaj çdo kërkesë që na bëhet. Ato që vendosin duhe të jenë shumë seriozë dhe ti diskutojnë të gjitha rrethanat. Nuk konsiderohet si detyrim, pasi ne jemi shtet i vogël. Kërkoj që të bëhët kujdes, Europa premton në fillim, pastaj nuk të fal kollaj që ta mbajë fjalën. Të gjithë duhet të jenë të matur.

Të bëjmë kujdes dhe të kemi më shumë trasparencë që të ingranojmë dhe opinionin publik. Shqipëria ka problemet e veta dhe nuk është një nga vendet që të mund të sakrifikojë më shumë në Evropë.”

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: Fatos Klosi
Pas

Pesticide pa leje për qershitë; Hyn si pleh për bimët, por është helm

Para

Defektet dhe pikat e dobëta për çdo shenjë të HOROSKOPIT

Para
Defektet dhe pikat e dobëta për çdo shenjë të HOROSKOPIT

Defektet dhe pikat e dobëta për çdo shenjë të HOROSKOPIT

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa qarqe, 5 grupe të OSBE-ODIHR ‘mësyjnë’ në Vlorë

11 maji, shpërndahen materialet zgjedhore në Fier

Aksident tragjik në aksin rrugor Gramsh–Poroçan, dyshohet një i vdekur

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Zgjedhjet/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Pogradec në 106 qendra votimi

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet/ KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Tensionet Indi-Pakistan, ku ndodhet Kashmiri dhe pse është i diskutueshëm?

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet/ KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Apartament dhe llogari bankare/ I arrestuar në Itali për tentativë vrasjeje, prokuroria i sekuestron pasuritë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.