Presidenti, Ilir Meta ka postuar një status në rrjetin e tij social “facebook”, lidhur me koncesionet e dhëna në mënyrë korruptive për shtrimin e rrugëve në vend. Meta tha se këtë e tregonte rritja e kostove të ndërtimit kryesisht për rrugët e shtruara.
Meta shtoi se praktika të tilla ishin tepër të dëmshme për ekonominë e vendit dhe për rëndimin e buxhetit të shtetit.
Postimi i plotë nga Ilir Meta:
Koncensionet dhe PPP-të po dëshmojnë qartësisht dhënien e tyre në mënyrë korruptive dhe klienteliste.
Këtë e tregon rritja e pandalshme e kostos së ndërtimit, kryesisht të rrugëve.
Fakti që ndërtimi i rrugëve në Shqipëri, koston më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian dhe të rajonit, është një tregues shumë domethënës i abuzimit me fondet publike.
Këto praktika janë shumë të dëmshme për ekonominë e vendit, veçanërisht për rëndimin e buxhetit të shtetit dhe rritjen e pandalshme të borxhit publik.
Është jetike të shtohen përpjekjet për të minimizuar dhënien e koncensioneve, forcimin e sundimit të ligjit dhe ndëshkimin e përgjegjësve në nivelet më të larta shtetërore të përfshirë në këto afera.