Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se këtë javë do të nisë ndërtimi i lagjes së re në Thumanë, për banorët e prekur nga tërmeti.
“Për ata që janë të prekur nga tërmeti, fillon puna për ndërtimin e strukturës në Thumanë dhe pastaj do të fillojmë për ndertimin e shtëpive. Janë bërë gati dokumentat për ndërtimin e 46 shkollave jashtë Tirane.“-tha Rama.
Tërmeti i 26 nëntorit në vendin tonë la mijera banorë pa shtëpi, ndërkohë që pas përhapjes së pandemisë puna për rindërtimin e tyre ka mbetur pezull.