13:26 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndërtimi i TEC-it në Korçë, fizikanti Vladimir Prifti: Do të bëhet genocid, ja çfarë është parashikuar në kontratë

12:58 | 26/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndërtimi i TEC-it në Korçë, fizikanti Vladimir Prifti: Do të bëhet genocid, ja çfarë është parashikuar në kontratë

Fizikanti Vladimir Priftii ftuar në Fax News për të folur mbi projektin për ndërtimin e një termocentrali me gaz në Korçë shumë afër zonave të banuara, u shpreh se ky TEC nuk do ti shërbejë banorëve të Korçës.

Prifti deklaroi se alarmant është fakti që Korça është përcaktuar si një objekt strategjik, ndërkohë që nuk ka asnjë leverdi dhe nuk do të përfitojë asgjë nga ndërtimi TEC-it në këtë zonë, pasi sipas tij firma ka nënshkruar në kontratë që  e gjithë energjia do të eksportohet jashtë vendit.

Sipas tij me ndërtimin e këtij TEC-i për shkak të përdorimit të gazit metan do të ketë genocid të popullsisë në zonë.

Prifti gjithashtu shpjegoi dhe problemet që do të sjellë për mjedisinin ndërtimi i një TEC-i me gaz në këtë zonë ku deklaroi se do shkatërrojë mjedisin.

Ai deklaroi se teknologjia e gazit metan, që ka zgjedhur firma që të përdoret është një tekonologji e vjetëruar që ka kohë që është eleminuar në vendet e Europës.

“Në aplikim ka hyrë vetëm testi me gaz i cili do të djegë 700 milionë metra kub metan dhe do të çlirojë 700 milionë metrakub gaz karbonik në përbërjen të të cilit do të hidhet monoksid karboni që janë apsolutisht të dëshme për njëriun dhe veç dëmve të tjera që janë me tonelata që janë fusha elektro mangetike e shtrirjes së kabllit të tensionit të lartë, oxhaku, zhurmat.

Teknologjia e gazit metan sot në Evropë, po eleminohet me teknologjinë e solarëve dhe paneleve diellore dhe prodhimin e energjisë elektrike më erë. Pra nuk është teknologjia më e avancuar sot për sot në botë siç pretendohet  nga firma. Gjermania mendohet që ti heqë fare nga përdorimi TEC-i me qymyr guri, me naftë me metan.

Më alarmante është fakti se është përcaktuar si objekt strategjik, pasi asnjë leverdi nuk ka jo vetëm Korça, por edhe Shqipëria. Asnjë kilovat orë energji elektrike nuk do të përdoret për në Shqipëri e tëra do të dalë jashtë Shqipërie. E gjith kontrata që ka lidhur sipërmarrësi i kësaj firme e tillë është, që do të thotë asnjë kilovat i energjisë elektirike nuk do përdoret për nevojat e Shqipërisë dhe të Korçës. Kjo mbetet thjeshtë një sipërmarrje private e huaj dhe nuk kishte si të hynte si objekt strategjik. Në këtë objekt strategjik, janë bërë disa paragrafe të themi, se shkelja e këtyre predispozitave të objektit strategjik bën që ky objekt të anullohet nga qeveria.

Përfaqësuesit e firmës kanë hedhur hapin e parë pa bashkëbiseduar me banorët e fshatrave që preken nga ky ndërtim. Nga dy biseda ambientalistët kanë ngritur disa shqetësime që kanë qenë mangët në studimin e firmës. Banorët kanë thënë se nuk kemi toka për të shitur. Këto për të përvetësuar këtë sipërfaqe toke, e kanë kategorizuar pas dy vitesh kategoria e pestë. Ua kanë marrë këtë tokë. Është një tejtërsim toka dhe është aferë korruptive. Blerësit e tokës kanë fituar afro 400 milionë lëkë shqiptare. Është një vjedhje ashiqare. Ky TEC po të fillojë punë asnjë studim nuk është bërë për Korçën, ky do të jetë një TEC mbytës në të gjitha aspektet. Jo vetëm Greqia mund të furnizohet dhe vende të tjera të Europës.”- u shpreh Vladimir Prifti.

Ky termocentral parashikohet që të përfundojë brenda vitit 2021, një investim që do të shtrihet në Zëmblak, Pojan, Kuç i Zi, Belorta, Dishnicë,Barç, Malavec dhe Neviçisht.

Projekti i kopmanisë shqiptare “Gas Poëer Plant Korça” me aksioner të vetëm IVICOM do të shtrihet në një sipërfaqe 909 182 ku sipërfaqja prej 245 208 m2 nevojitet për përdorim të përhershëm parashikohet të arrijë në vlerën 350 milion euro. Ai propozohet të jetë tërësisht privat, pa asnjë ndikim në Buxhetin e Shtetit. Impianti synon të furnizohet me gaz nga projekti i gazsjellësit TAP sipas një kontrate që do të negociohet me kompaninë TAP ag dhe furnizuesit e gazit, ndërsa ujin për kodensim (në sasinë 460 m3/orë) (128 l/s) parashikohet të merren nga impianti i pastrimit të ujerave të qytetit të Korçës ashtu sikundër parashikohet edhe hapja e dy puseve me kapacitet 20-30 litra/s secili.

Energjia elektrike e prodhuar synohet të transmetohet tek nënstacioni elektrik Zëmblak duke dalë në treg të lirë me një qasje treg rajonal pa parashikuar si kusht nënshkrimin e një marrëveshjeje (PPA) me qeverinë shqiptare.

Etiketa: vladimir prifti
Pas

KiE apel palëve t’i rikthehen dialogut: Parlamentarët e kanë vendin në Parlament

Para

Lleshaj më shumë se enigmatik: Elementët e tretë janë elementë të tretë (Video)

Para
Lleshaj më shumë se enigmatik: Elementët e tretë janë elementë të tretë (Video)

Lleshaj më shumë se enigmatik: Elementët e tretë janë elementë të tretë (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Votat preferenciale në Tiranë/ Tabaku futet në Kuvend, ikën Erald Kapri i Mundësisë

Makina përplas 12-vjeçaren pranë shkollës në Korçë

“Nuk do të lejojmë ‘trafikimin’ e votave”, Celibashi mesazh kandidatëve të listave të hapura: Kemi pamjet filmike! Nëse shohim mospërputhje…

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

Rama shkon në selinë e PS, refuzon të komentojë rezultatin: Të mbarojë njëherë

Incident zgjedhor në KZAZ 32 në Tiranë! Vëzhguesit sherr me njëri-tjetrin, ndërhyn policia

Vota e Greqisë/ DHL i përgjigjet KQZ: Çdo dërgesë ka provë dorëzimi

DVP Tiranë referon disa ngjarje penale, arrestime dhe procedime në vijim

GJKKO “Rrëzon” sërish Berishën.Berisha kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi

Numërohen rreth 95% e kutive, PS drejt mandatit të katërt qeverisës me 82 deputetë, PD merr 34%. Si renditen partitë e tjera

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.