Të ftuar në studion e Faxnews për ditën e sotme ishin Eriselda Ndreca, përfaqësuese e Komitetit Shqiptar të Heksinkit, si edhe kryeplaku i Bërxullës, Muharrem Koni.
Ata kanë folur në prani të moderatores Xhilda Kondi rreth projektit të rrugës, shpronësimin e banorëve si edhe për vlerën me të cilën qeveria kërkon t’i dëmshpërblej ata.
Për rreth 8 muaj ata protestojnë pasi kundërshtojnë projektin e rrugës ‘Thumaë-Kashar’ kur kompania kontaktuese ka nisur zhvillimin e projektit, por pa vendosur lajmërime dhe tabelën për kantierin e ndërtimit. Gjithashtu ata kundërshtojnë edhe vlerën e kompesimit që qeveria ofron, duke e konsideruar shumë të vogël në krahasim me vlerën aktuale të pronës së tyre.
Ndreca tha se gjatë zhvillimit të këtij projekti janë vërejtur shkeje si nga ana e kompanisë ndërtuese por edhe nga institucionet pjesëmarrëse.
“Situata e të drejtave të banorëve të njësisë administrative Bërxullë shihet problematike. Marrë shkas nga disa demostrata të treguara edhe nga vetë banorët, ku edhe Komiteti i Helsinkit është angazhuar në organizimin e një misioni monitorimi dhe verifikimi në terren. Në 25 nëntor 2022, ku kemi parë nga afër këto prona, ku dhe kemi vërejtur se ka një mungesë informacioni për identitetin e kompaninë kontraktuese dhe të kontraktorit. Gjithashtu është vërejtur një mungesë e tabelave sinjalizuese ku paraqitet informacion rreth veprës së ndërtimit, por edhe për drejtorin e punimit. Duke u konsultuar edhe me ligjin, vërehet një mungesë e theksuar transparence rreth detajeve të projektit”, ka thënë Ndreca.
Sakaq, kryeplaku tha ldihur me këto shkelje kanë prova të dokumentuara, dhe se institucionet kanë abuzuar me këtë projekt pasi ndërtimi ka filluar para se të dilnin edhe lejet e ndërtimit.
“Puna në terren ka filluar që në 1 nëntor. Leje e parë ka fillur të jepet në 1 nëntor. Kjo pasi firma e ndërtimit kishte 3 muaj që zhvillonte ndërtime, ndërkohë që leja e ndërtimit është miratuar në 8 nëntor, por pa u botuar në fletore, por pas gati 6 muajsh pasi kishte fillaur puna. Të gjitha këto janë shkelje flagrante të ligjit, mbi zhvillimine këtyre veprave publike. Për të gjitah këto shkeje ne kemi edhe dokumentacionin ku del zbuluar edhe firma ndërtuese, institucionet pjesëmarrëse, por edhe shteti”, tha Koni.
Discussion about this post