15:52 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ndërtimi në Butrint, PD thirrje qeverisë: Të ndalen punimet, transparencë të plotë për këtë rast skandaloz

14:19 | 10/10/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Meqënëse kryeministri Edi Rama na ka përshëndetur me 2 foto nga qendra e Kukësit, unë po e përshëndes me disa”, Vokshi ia nxjerr të gjitha

Për ndërtimin në Butrint, PD i ka bërë thirrje qeverisë që të  ndalohen punimet dhe të bëhet trasparencë të plotë për këtë rast skandaloz. 

“Cili është destinacioni i ndërtimit dhe kush do ta menaxhojë atë? A është kjo një aferrë tjetër korruptive. Edhe UNESCO u shpeh se nuk sihte infomuar për këtë ndërtim. 

PDi bën thirrje qevërisë të ndalojë çdo ndërtim deri në sqarimine plotë të të gjitha dyshimeve. Prokuroria të bëjë hetime të thelluara për këtë çështje. Ne deputetet i kemi kërkuar ministres Kumbaro dëgjesë urgjente që do të mbahet nesër në orën 17:00. Duhet bërë trasparencë të plotë për këtë rast skandaloz.”, u shpreh Albana Vokshi.

Sjellim në vëmendje që jo më larg se të shtunën ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro reagoi për ndërtimin që po kryhet në Butrint. E pyetur nga gazetarja ajo u shpreh se ka marrë mendimin e tyre. Por  UNESCO hodhi poshtë deklarimin e saj. NëDr. Mechtild Rössler, Drejtoreshë e Qendrës së Trashëgimisë Botërore në UNESCO, pohoi të kundërtën e deklarimit të ministers Kumbaro.

E ndërsa punimet kanë nisur më 2 Tetor 2017 me lejen e institucionit të ministres Mirela Kumbaro, drejtoresha e UNESCOS deklaron se për atë që po ndodh në Butrint është njohur vetëm në fund të javës së kaluar dhe ka kërkuar informacion shtesë nga institucionet shteterore shqiptare më 9 Tetor 2017, pra dy ditë pasi ministrja Kumbaro deklaroi se ishte konsultuar me UNESCO-n. Duket se Shqipëria është duke konsumuar një skandal botëror me Butrintin. 

REAGIMI I PLOTË:

Prej disa ditësh, PD po ndjek me vëmendje e shqetësim debatin mbi disa ndërtime te lejuara nga Ministrja e Kultures Mirela Kumbari, në brendësi të PArkut Arkeologjik të Butrintit.

Butrinti është një nga qendrat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të vendit, është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit. Monumentet e shumta arkeologjike mijëvjecare në këtë qytet antik për shkak të rolit në thesarin e kulturës kombëtare, e bëjnë të jetë nën mbrojtjen e UNESCO që prej vitit 1992.

Arkeologë e profesionistë të shquar të fushës, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, kanë denoncuar me forcë mënyrën skandaloze të vendimeve të marra nga Ministrja e Kulturës, në mungesën totale të transparencës, në një zonë ku ndërtimet pranë një muri prehistorik, që daton në shekullin 7-dhe 5 para krishtit, janë kategorikisht të ndaluara.

Procedura e dhënies së lejeve nga ana e Keshillit Kombëtar të Arkeologjisë e më pas nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve (të dy të kryesuar nga Ministrja vetë) janë në shkelje totale të ligjit, dhe janë dhënë për më pak se dy javë.

Cila është arsyeja e një nxitimi kaq të madh në aprovimin e vendimeve të institucioneve në varësi të Ministrisë?Pse Ministria refuzon të bëjë publike planin, raportin përkatës së arkeologut që i paraprin cdo ndërhyrje në site të tilla arkeologjike? Cili është projekti? Sa është kostoja? A ka zhvilluar tender Ministria për zhvillimin e punimeve?

A janë bërë gërmimet e detyrueshme para hedhjes së llacit e betonit? Cila është pika konkrete ku do bëhet nderhyrja? Cili është destinacioni i ndërtimit, dhe kush do ta menaxhojë? A do jetë një tjetër aferë që këtë herë do shkatërrojë edhe vlerat e trashëgimisë kulturore të shqiptërisë për klientelën qeveritare?

Po sot përfaqësuesja e UNESCO u shpreh se ky institucion nuk ka dhënë leje për një nërhyrje të tillë, cka nxjerr zbuluar Ministren Kumbaro. PD i bën thirrje Qeverisë të ndalojë në mënyrë URGJENTE cdo lloj ndërtimi brenda Parkut Arkeologjik Kombëtar të Butrintit, deri në sqarimin e plotë të të gjitha pretendimeve të ngritura nga profesionistët e fushës, shoqatat dhe media. PD i bën thirrje Prokurorisë të kryejë hetime të thelluara në lidhje me këtë ndërtim i cili pretendohet që po shkatërron pjesë tëvlerës e të kulturës shqiptare. Ne kemi kërkuar dëgjesë urgjente me Ministren e Kulturës që do të mbahet nesër në orën 17 në komisionin parlamentar të medias dhe kulturës. Dhe do të bëjmë transparencë të plotë për këtë rast skandaloz. Deri atëherë, ne përsërisim kërkesën që qeveria të ndërpresë menjëherë punimet që po bën brenda Parkut Arkoelogjik të Butrinit, pjesë e trashëgimisë botërore kulturore.(J.V/Shuplaka)

Etiketa: albana vokshibutrintndertimetpsqeverisethirrje
Pas

“Sajmir Shullazi dhe Emiliano Tahiri në sintoni të plotë”, reagon ish-ministri: Më vjen keq për Bashën

Para

Titullin e emisionit na e thotë në bluzë, po se ku do e shohim, jo…Ç’po ndodh me Roza Latin

Para
Titullin e emisionit na e thotë në bluzë, po se ku do e shohim, jo…Ç’po ndodh me Roza Latin

Titullin e emisionit na e thotë në bluzë, po se ku do e shohim, jo…Ç'po ndodh me Roza Latin

Discussion about this post

 



Të Fundit

U dënua me 25 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin për Bledi Tetën, kthen dosjen për gjykim

Ajola Xoxa kërkoi të merrte pas telefonin dhe sendet e sekuestruara, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin

Rrëzohet aeroplani pranë një qendre banimi në SHBA, marrin flakë disa shtëpi e makina

Bukë e ushqim foshnjash mbërrin në Gazë, por palestinezët kërkojnë më shumë

Kandidatit ultranacionalist i refuzohet kërkesa për anulimin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani

“Putin po luan me Trump si violinë”, Rubio: Ukraina dëshiron atë që nuk mund ta marrë pas

E rëndë në Durrës, 54-vjeçarja humb jetën pas ndërhyrjes në spitalin privat! Familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë

30 mln euro në dispozicion, Italia do ndihmojë sipërmarrjet shqiptare që të bëhen gati për në BE

Shqipëria me parqe eko-industriale, Gonxhe: 600 mijë euro investim, kthejmë industritë e braktisura ne parqe rekreacioni

Celibashi i përgjigjet Berishës: Komisionerët e PD nuk kontestuan rezultatin brenda vendit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.