09:56 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Ndërtimi në lulëzim, por BSH zbulon se kredia për këtë sektor nuk është rritur

18:08 | 29/09/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Banka e Shqipërisë  thirrje:  Kujdes nga monedhat virtuale, i konsiderojmë mashtrim financiar

Sektori i ndërtimit po përjeton ndoshta ditët më të vrullshme të tij të post-krizës dhe këtë e konfirmojnë dy tregues, ai për lejet e ndërtimit të cilat vetëm në Tiranë për janar-qershor 2017, u trefishuan sipas INSTAT, dhe së dyti projektet ambicioze të bëra publike nga vetë ndërtuesit që kanë kthyer vendin në një kantier në shumë zona.

E vetmja që duket se nuk po konfirmon këtë trend të ndërtimit është Banka e Shqipërisë. Pritshmëria do të ishte që ashtu sikurse konfirmojnë dy të dhënat e mësipërme, lejet dhe projektet në zbatim, edhe Banka të konfirmonte një rritje të kredisë për sektorin, por nuk ka ndodhur kështu.

Gjatë prezantimit të raportit për Stabilitetin Financiar për 6 muajt e parë të vitit 2017,  Banka e Shqipërisë vlerëson se teprica e kredisë për sektorin e ndërtimit nuk ka ndryshuar. Gjithsesi Banka konfirmon se kredia e re ka tendencë rritjeje.

Pjesa e kredive të kolateralizuara me pasuri të paluajtshme është rritur lehtë në gjashtë muajt e parë të këtij viti. BSH konfirmon edhe një rritje të kostos së kredisë për pasuri të paluajtshme ndërkohe që kemi një rënie të raportit të kredive me probleme në raport me dhjetorin e 2016.

Ata që duket se kanë rritur kërkesën për financim nga bankat për pasuri të paluajtshme janë individët ndërkohe që edhe kushtet janë lehtësuar pikërisht për këtë grup nga ana e bankave.

Nga ana tjetër, rënia e kredisë në total për biznesin reflekton sipas bankës qendrore ristrukturimin dhe efektin e forcimit të lekut.

Kreditë me probleme

Banka e Shqipërisë raporton se teprica e kredive me probleme ra me 15.2%, duke shënuar 93 miliardë lekë në fund të 6-mujorit të parë të vitit

“Si rezultat, raporti i kredive me probleme arriti në 15.6% duke qenë 2.2 pikë përqindje më i ulët në krahasim me fundin e vitit 2016 dhe 4.4 pikë përqindje më i ulët në krahasim me një vit më parë. Si pasojë e shlyerjeve dhe ristrukturimit, portofoli i kredive nënstandard dhe atyre të dyshimta me përkatësi 15.6% dhe 32.8%. Kreditë e humbura që përfaqësojnë 60% të kredive me probleme, ranë me 9.3% për shkak të fshirjeve.

Përmirësimi i cilësisë së kredisë është raportuar kryesisht nga bankat e mëdha, të cilat kanë rreth 61% të tepricës së kredive me probleme. Stoku i kredive me probleme të bankave të mëdha ra me 17.2% dhe raporti i kredive me probleme ra me 2.8 pp, në nivelin 14.9%. Bankat e mëdha kanë raportin më të ulët të kredisë me probleme, ndërsa bankat e vogla raportin më të lartë (24.6%). Ky raport ishte 1.9 pp më i ulët se sa në fund të vitit 2016”, vlerëson BSH./Monitor

Etiketa: banka e shqiperisekredindertimi
Pas

Pesë vendime për të cilët do të pendohesh përgjithmonë

Para

Dy deputetët e Kuvendit të Kosovës grushtohen me njëri-tjetrin “live” gjatë debatit (VIDEO)

Para
Dy deputetët e Kuvendit të Kosovës grushtohen me njëri-tjetrin “live” gjatë debatit (VIDEO)

Dy deputetët e Kuvendit të Kosovës grushtohen me njëri-tjetrin “live” gjatë debatit (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Këmbimi valutor: Euro në nivele të ulëta, me sa shiten e blihen monedhat e tjera

Fëmija 2 vjeç rrëzohet në një kënd lojërash, dërgohet te Trauma

Maliq/ Ndezi zjarr për hapje kullotash, përfundon në pranga arrestohet 26-vjeçari

EMRAT/ Sherri mes shokëve në Borsh, kush është autori dhe i plagosuri

Mahmoud Abbas përshëndet vendimin e Kanadasë për të njohur shtetin e Palestinës

Franca kërkon përjashtimin e verërave dhe pijeve alkoolike nga tarifat e Trumpit

Kryeministri Rama uron Ditën Botërore të Rojeve Mjedisore: Gratë, pjesë e pandashme e mbrojtjes së natyrës

Degradon sherri mes dy shokëve në Borsh! Njëri qëllon tjetrin me pistoletë, e plagos në dorë

Rusia sulmon Kievin gjatë natës, të paktën 6 të vdekur

Degjeneron në dhunë masive protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në Angola, 22 të vdekur. Mes viktimave, një oficer policie

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.