Në Fier ka rënë në prangat e policisë një 46-vjeçar pasi akuzohet për ndërtim të paligjshëm. Altin R. dyshohet se ka kryer ndërtim të paligjshëm në fshatin Cakran.
Po kështu është pezulluar nga detyra nga detyra Specialisti i Policisë së Zonës për “Neglizhencë në kryerjen e detyrës”.
DETAJE:
Arrestohet një shtetas për ndërtim të paligjshëm si edhe pezullohet nga detyra Specialisti i Policisë së Zonës për “Neglizhencë në kryerjen e detyrës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-A.R., 46 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas një kallëzimi të marë se në fshatin Cakran, shtetasi Altin R. ka kryer ndërtim të paligjshëm.
Pas marjes se kallëzimit, grupi hetimor ka shkuar në fshatin Cakran dhe ka konstatuar ndërtimin e paligjshëm.
Pas hetimeve të kryera, me Urdhër të Drejtorit të Policisë Vendore Fier u pezullua nga detyra Specialisti i Policisë së Zonës shtetasi A.Ç.
Gjithashtu Drejtoria e Standarteve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor me motivacionin “Për neglizhencë në kryerjen e detyrës ” për këtë punonjës police.
Në bashkëpunim me INUV po punohet për prishjen e objektit të ndërtuar në mënyrë të paligjshme.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga Neni 199/a/2 i Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post