Të paktën tre persona humbën jetën gjatë të shtënave në një ndeshje amatore në Guanajuato.
Të shtënat ndodhën në një lojë futbolli amator të zhvilluar në fushën El Roble, në Komunitetin Santa Ana del Conde, ku mbetën tre të vdekur dhe një i plagosur.
Ndërsa takimi po mbahej midis ekipeve nga Santa Ana del Conde dhe VAG Zona Piel, të cilat janë pjesë e turneut “Mi Barrio”, zhurma e të shtënave filloi të dëgjohet, duke bërë që takimi të ndalet.
Disa futbollistë vrapuan, arbritrat, lojtarët dhe asistentë të tjerë u hodhën në bar duke u përpjekur të mbrohen.
Disa dëshmitarë u thanë mediave lokale se disa burra që mbërritën me një makinë të bardhë u shfaqën në vendngjarje duke gjuajtur disa armë duke mbjellë terror në stadium.
Dy nga tre viktimat tashmë janë identifikuar, ku njëri prej tyre ishte Érick Vega, pronar dhe vokalist i grupit “La Sencillita”.
Sipas informacioneve, një vëlla i Vegas u qëllua për vdekje në vitin 2018, në fushat e Manolo.
Të shtënat me sa duket filluan në njërën nga dyert e hyrjes në fushë.
Lo que era una tarde de futbol en el campo El Roble de la comunidad de Santa Ana del Conde -entre León y Silao- se convirtió en una jornada de terror, cuando una balacera desatada en pleno partido dejó tres personas muertas y al menos otra más herida.https://t.co/nze580N8nm pic.twitter.com/jzU0PdTaZd
— Proceso (@proceso) August 10, 2021