Izraeli realizon gol me Weismann. Ndeshja kthehet në malore për djemtë e Edy Rejas menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë.
E gjithë vëmendja është e fokusuar në Tel Aviv, aty ku Shqipëria e drejtuar nga Edi Reja po përballet me Izraelin (Nations League). Ekipi i Edi Reja-s e ka detyrim fitoren, si e vetmja mënyrë për të besuar e shpresuar te vendi i parë në grup. Aktualisht, Kombëtarja jonë është në vendin e 3-të me 1 pikë. Rivalët tanë janë mjaft komod, pasi kryesojnë grupin.