Skuadra e Spallettit e ka fituar ndeshjen vendimtare ndaj Lazios me rezultat 2:3 në udhëtim, për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.
Në Olimpico, u zhvillua ndeshje e çmendur dhe shumë e tensionuar, për rëndësinë që kishte, ku u shënuan 5 gola.
Lazio e nisi mirë këtë takim Perisic në minutën e 9’ realizoi autogol.
D’Ambrosio në minutën e 29’ barazoi në 1:1, ndërsa në fund të pjesës së parë, Lazio riktheu epërsinë kur shënoi Anderson.
Pjesë e dytë solli emocione të mëdha për tifozët e Interit, ku skuadra e tyre përmbysi rezultatin në 2:3.
Icardi fillimisht në minutën e 78’ barazoi në 2:2 nga penalltia, ndërsa Vecino në minutën e 81’, realizoi për 2:3.
Kështu Interi më në fund rikthehet në Champions League pas një mungese disavjeçare.