Kristos Nikolaides, gjyqtari 41-vjeçar qipriot do të vendosë drejtësi në ndeshjen mes Sherif Tiraspolit dhe Kukësit.
Ky ka qenë përcaktimi që ka bërë UEFA për ndeshjen për këtë ndeshje, vendimi u mor ditën e sotme.
Ky gjyqtar nuk është një emër i njohur në arenën ndërkombëtare, por ka treguar se nuk e kursen kartonin e verdhë.
Ekipi kampion i Shqipërisë, Kukësi, do të luaj përballë Sherif Tiraspolit ndeshjen e parë në Moldavi në datën 12 korrik në orën 19:00. Kjo është ndeshja e para e Kukësit në kompeticionin e ligës së kampionëve. Më parë ata kanë luajtur në Europa League, ku kanë arritur dhe suksesin më të madh në arenën europiane duke kaluar 3 ture.
Kukësi ka si objektiv që të paktën të kalojë një tur. (B.H/Shuplaka)