Duke nisur nnga dita e sotme krahas biletave për ndeshjen me Partizanin, Klubi i Skënderbeut ka njoftuar se do të jenë në shitje edhe ato për sfidën e “Europa League” kundër Yang Boys të enjten e ardhshme në “Elbasan Arena”.
Ndërkohë që shitja sot ka filluar online përmes faqes së internetit të FSHF-së, ndërsa nesër do të fillojë edhe në pikat e shitjes në terren.
Klubi korçar ka vendosur të mbajë çmime normale të biletave, njësoj si në ndeshjet kualifikuese, edhe pse tashmë luan në fazën e grupeve. Në këtë mënyrë pritet që mbështetja e tifozëve të jetë në numër të madh.
Çmimet e biletave
Tribunat A1, A4, B1, B2, B4, B5 – 2000 Lekë
Tribunat D, E, F – 500 lekë
Tribunat C1, C3, G1 – 300 lekë
(S.SH/Shuplaka)