Efektivi i RENEA-s Bledar Beluli është rrëzuar nga një lartësi prej 150 metrash në Dukagjin të Shkodrës pasi po ngjitej me miqtë e tij në malin e Zorgjit, e cila është një zonë shumë e rrezikshme dhe e thepisur.
Belli ka qëndroar për rreth 5 orë në greminë ku disa persona kanë zbritur me litar për ti ardhur në ndihmë ku kanë ndezur edhe një zjarr pranë tij pasi temperaturat ishin tepër të ulta.
Ndërkohë është njoftuar edhe Policia si dhe është kërkuar ndihma për mbërritjen e një helikopteri pasi gjendja e tij shëndetsore raportohej tepër e rëndë duke qenë se kishte thyer këmbët si dhe marrë dëmtime në trup gjatë rënies.
Pas 5 orësh ai është nxjerr nga gremina dhe pas 3 orësh të tjera, ministria e Mbrojtjes njoftoi se një helicopter kishte mbërritur në HSkodër ku edhe kishte nisur transportimin e të plagosutit.
Pamjet e mëposhtme janë marrë nga vendi ku ka ndodhur ngjarja teka rreth Belulit janë afruar njerëz të ndryshëm për ti ardhur në ndihmë ku kanë ndezur edhe një zjarr.
(F.GJ/FAXWEB.AL)