02:56 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat por flakët rrezikuan banesat, arrestohet 64-vjeçari tek Shkëmbi i Kavajës

10:23 | 30/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat por flakët rrezikuan banesat, arrestohet 64-vjeçari tek Shkëmbi i Kavajës

Një 64-vjeçar është arrestuar ditën e sotme për zjarrvënie të qëllimshme tek Shkëmbi i Kavajës. Mësohet se J.F 64 vjeç, ka ndezur zjarr në pronën e tij për të djegur mbeturinat, por për pasojë flakët dolën jashtë kontrollit duke djegur sipërfaqe toke e duke rrezikuar banesat. Ndaj 64-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Policia identifikon dhe vë në pranga një shtetas të dyshuar për zjarrvënie.

Nga zjarri që ndezi ky shtetas, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, u rrezikuan banesat përreth dhe u dogj një sipërfaqe toke.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale të menjëhershme, të kryera nga shërbimet e Policisë, me qëllim përcaktimin e autorësisë së zjarrvënieve, u arrestua shtetasi:

-J. F., 64 vjeç, banues në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë rrezikuar banesa përreth, si dhe është djegur një sipërfaqe toke.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe shërbimeve të Policisë, mundësoi neutralizimin e flakëve dhe shpëtimin e banesave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarr, pasi reagimi i Policisë për arrestimin e autorëve do të jetë i menjëhershëm, konform parashikimeve të Kodit Penal për këtë krim.

Pas

Vijon Operacioni për izolimin e zjarrit në Shëngjin, Balla në terren: Mirëadministrim i forcave, për të qenë të përgatitur për situata edhe më të vështira

Para

Pavlefshmëria dhe revokimi i masës, mbahet sot seanca në GJKKO për Berishën

Para
Pavlefshmëria dhe revokimi i masës, mbahet sot seanca në GJKKO për Berishën

Pavlefshmëria dhe revokimi i masës, mbahet sot seanca në GJKKO për Berishën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.