Burime nga Fax News informojnë se në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër është lënë në fuqi vendimi e Gjykatës së Sarandës për Ajet Rexhepin.
Ajet Rexhepi u dënua në vitin 2016 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me 25 vjet burg për veprën penale: “Vjedhje në bashkëpunim me pasojë vdekje” dhe “Armëmbajtje pa leje” për një ngjarje të ndodhur në 13 shkurt 2016, në fshatin Shkallë, Bashkia Konispol, ku gjeti vdekjen Pajtim Shehu, 44 vjeç.
Mësohet se ditën e sotme mes palëve në Gjykatë, ka pasë përplasje pas dhënies së vendimit.
Kjo ka sjellë ndërhyrjen e forcave të rendit për të normalizuar situatën.
Nga pamjet filmike shihet se gjatë përplasjes në oborrin e Gjykatës, bashkëshortes së viktimës Pajtim Shehu, i kanë rënë të fikët.
(E.L/Faxweb)