Lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter janë ndjerë pasditen e sotme në vendin tonë. Epiqendra ishte në 3 km pranë Lezhës, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 10 km.
Fatmirësisht nuk është raportuar për dëme, ndërkohë që dy ditë më parë, në vendin tonë u raportua për lëkundje tërmeti në Detin Adriatik.
Lëkundjet ishin me magnitudë 3.5 të shkallës rihter dhe epiqendra ishte 24 km në veriperëndim të Durrësit. Ndërsa thellësia e këtij tërmeti ishte 5 km.(A.M/Faxweb.al)
Discussion about this post