Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se Rama vendos se kush e merr dhe kush jo ndihmën ekonomike. Përmes një reagimi në Facebook ai thotë se kryeministri Rama po fshihet si skuth pas abuzuesve.
Basha tha se Rama u ka hequr bukën e gojës 20 mije familjeve që s’kane asnjë mundësi tjetër për të mbajtur frymën gjallë.
Reagimi i plotë:
Prej 5 vjetesh i perzgjedh Edi Rama kush e merr e kush jo ndihmen ekonomike. Nese ka abuzues, pergjegjesia eshte e tij. Po kjo nuk mund te justifikoje aspak vendimin kriminal per tu hequr buken e gojes 20 mije familjeve qe s’kane asnje mundesi tjeter per te mbajtur frymen gjalle.
Pasi nuk i eci mashtrimi se keta te pamundur preferojne me mire 50 mije leke ndihme se sa nje vend pune me rroge, tani fshihet si skuth pas abuzuesve, a thua nuk eshte vete ky qe ka ndertuar nje qeverisje abuzive, kriminale dhe te korruptuar.(B.H/Faxweb)