Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar në lidhje me masat që po merr qeveria në kuadër të parandalimit të pandemisë në vend.
Reagimi i Vokshit vjen pas deklaratës së Edi Ramës për ndihmën e qytetarëve dhe masat lehtësuese.
Vokshi ka publikuar dhe një deklaratë të Xhaçkës, që sipas saj janë ndihmuar 600 mijë familje.
Postimi i plotë
“Nuk ka asgjë për t’u besuar në ato që thotë Edi Rama. Faktet tregojnë se qeveria i ka braktisur njerëzit në skamje. Ata përdoren për të pozuar për facebookun e Edi Ramës dhe njëherë dalin 600 mijë, një herë 200 mijë, varet nga nevoja e çastit për propagandë.
Fatkeqësisht, e vërteta nuk ka lidhje me ato që thotë Edi Rama dhe kopjet e tij më qeveri. Dokumentat zyrtarë tregojnë se qeveria ka shpërndarë ushqime vetëm për 4 mijë familje në të gjithë vendin. Një skandal i vërtetë, po të llogarisësh milionat e eurove që shoërdorohen me koncesione dhe tendera sekretë korruptivë”, shkruan ish-deputetja.