Bashkia e Korçës ka publikuar vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes mbi familjt që përfitojnë nga ndihmat e shtetit në kuadër të emergjencës së krijuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Mësohet se disa nga kategoritë e personave apo familjeve që përfitojnë janë personat me aftësitë kufizuara, dhe pensionistët të cilët nuk kanë në familje persona aktiv për punë.
Përfituesit e ndihmës ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara mbi moshën aktive për punë si dhe pensionistët që nuk kanë familjar në moshën aktive për punë
Familjet apo individët në nevojë që janë të pastrehë, familjet që kanë humbur banesat për shkak të tërmetit etj.
Përkrah vendimit, bashkia e e Korçës shkruan se janë të shumtë ata që kanë nevojë, dhe ky proces nuk mund të realizohet brenda një dite por e rëndësishme sipas saj është është që të ndihmohen ata në kushtet më të vështira.
Familjet në fjalë përfitojnë disa produkte ushqimore dhe higjenike.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post