Pas numrit të lartë të mbytjeve në bregdetin shqiptar,Urgjencat Mjekësore që të ndërmarrin një fushatë trajnimesh për stafet mjekësore por edhe pushuesit,
Në Zvërnec janë zhvilluar disa orë trajnime mbi ndihmën e shpejtë që duhet t`i jepet dikujt që rrezikon mbytjen në det.
Kreu i Urgjencave Mjekësore, Skënder Brataj theksoi rëndësinë e këtij trajnimi, duke thënë se nuk është instinkti i dhënies së ndihmës është të futesh në det dhe të shpëtosh dikë që është në nevojë, por vetëm mënyra sesi i afrohemi tek i mbyturi.
“Janë teknika të thjeshta, në radhë të parë mos të mbytet kush shkon të japë ndihmë dhe në radhë të dytë kur dalim në breg sesi mund ti japim ndihmën e parë një personi, që është shumë e thjeshtë të bëhen dy manovra të një qytetari, nuk është e thënë të jetë personel mjekësor. Instinkti i dhënies së ndihmës është të futesh në det dhe të shpëtosh dikë që është në nevojë. Por vetëm mënyra sesi i afrohemi tek i mbyturi shumë herë dhe siç e keni vënë re viktimë ngelet kush është futur për të dhënë ndihmë, siç ndodhi pak ditë më parë në Zvërnec”, u shpreh ai.
(S.SH/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2575″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]