Një incident është shënuar sot në bregdetin e Vlorës, ku 4 persona që udhëtonin me skaf, kanë rrezikuar të mbyteshin.
Ngjarja ka ndodhur në Karaburun, ku për shkak të një defekti në motor, mjeti me 4 persona në bord është ndaluar dhe ka rrezikuar të mbytet.
Një nga personat ka telefonuar policinë kufitare për t’i kërkuar ndihmë duke e sqaruar edhe për defektin.
“Ju lutem na ndihmoni, kemi ngelur në mes të detit me skaf. Ka defekt në motor”, mësohet se kanë thënë pushuesit.
Pas kësaj, policia kufitare i është përgjigjur thirrjes për ndihmë, duke shmangur kështu një tragjedi. (D.D/Shuplaka)