10:18 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ish-ndihmësja e Trump flet për marrëdhënien e çiftit presidencial: Melania, e neveritur prej tij, martesë shumë e çuditshme

08:36 | 29/10/2020
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-ndihmësja e Trump flet për marrëdhënien e çiftit presidencial: Melania, e neveritur prej tij, martesë shumë e çuditshme

Rreth tre vjet pasi është larguar nga detyra si ish-ndihmëse politike e Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Omarosa Manigault Newman nuk i ka thënë ende të gjitha ato që ka për të thënë për sa i përket kohës së saj pranë Trump-it.

Rikujtojmë se Newman ka një histori të trazuar me Donald Trump. Presidenti e ka larguar nga detyra atë, duke quajtur një “qen” me “besueshmëri zero”.

Pretendimet e fundit të Omarosa Manigault Newman, të bëra të martën në një emision mëngjesi në Britaninë e Madhe, përfshijnë që Zonja e Parë Melania Trump nganjëherë është e neveritur nga burri i saj dhe se presidenti nuk do të largohet nga Shtëpia e Bardhë me dëshirë, nëse ai humbet ndaj kandidatit demokrat Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit.

“Është një martesë shumë e çuditshme dhe unë jam shumë e kujdesshme për të komentuar dinamikën e martesës së njerëzve – ju kurrë nuk e dini si i kanë punët mes tyre – por unë e njoh këtë çift që kur ishin vetëm të lidhur,” -tha 46-vjeçarja.

“Ajo që kam vërejtur gjatë 17 viteve të fundit… Ndonjëherë ata e pëlqejnë njëri-tjetrin dhe herë të tjera ajo është e neveritur prej tij,” -u shpreh Newman, duke iu referuar edhe një momenti viral nga debati final në të cilin Melania Trump e shmangu prekjen e presidentit. “Siç pamë edhe në debat të enjten e kaluar, ai u mundua të prekte dorën e saj, ndërsa ajo e largoi.”

Sa për zgjedhjet e javës së ardhshme, Omarosa tha se ajo beson se Biden (të cilin ajo u shpreh se e mbështet) do të fitojë. Por ajo nuk beson se Trump do t’i pranojë rezultatet me dëshirë.

“Unë mendoj se ai do të luftojë para se të lërë detyrën. Por, falë Zotit, ka masa mbrojtëse për një tranzicion paqësor të pushtetit dhe kështu, për aq sa ai mund të sulmojë si një fëmijë, ka forca që do të jenë në gjendje të lëvizin dhe ta nxjerrin atë menjëherë nga Shtëpia e Bardhë dhe të sjellin një udhëheqje të re, që në këtë rast, unë shpresoj të jenë Joe Biden dhe Senatorja Kamala Harris.”

Një vit pas pushimit nga puna, Newman publikoi “Unhinged”, një libër kujtimesh në të cilin ajo bëri një numër akuzash alarmante (dhe të diskutueshme), duke thënë mes të tjerash se presidenti ishte në “rënie mendore”.

Ndërsa po promovonte librin, Newman gjithashtu nxori një seri regjistrimesh të fshehta që kishte bërë gjatë kohës së saj në Shtëpinë e Bardhë, duke përfshirë një nga pushimet e saj nga puna.

Libri i saj arriti në Nr. 1 në listën e bestsellerëve të New York Times, edhe pse Shtëpia e Bardhë e etiketoi atë një punonjëse të pakënaqur dhe e akuzoi Newman për shkeljen e kushteve të një marrëveshjeje moszbulimi. Sipas saj, Donald Trump dhe ekipi i tij i avokatëve u përpoqën të ndalonin botimin e librit, por nuk ia dolën.

Pas

“Të infektuarit plaken 10 vjet para kohe”/ Studimi shqetësues, koronavirusi godet fort edhe…

Para

Ulen sërish temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

Para
Kthjellët dhe ftohtë, mësoni si do të jetë moti dhe temperaturat gjatë ditës së sotme

Ulen sërish temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Më shumë vdekje sesa lindje! Ndizet debati në Maqedoninë e Veriut, kryeministri propozon taksë për beqarët

Situata e zjarreve në vendin tonë! U raportua për dhjetëra vatra të ndezura, aktive vijojnë ende 6 prej tyre

Mbante në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet në Kukës Kadri Peposhi

Netanyahu viziton SHBA-në të hënën, fokusi në propozimet për armëpushim

I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë shqiptari nga Maqedonia e Veriut

Elon Musk njofton krijimin e një partie politike të re, “Partia Amerikane”

Përmbytjet në Teksas: 51 të vdekur dhe mbi 850 të shpëtuar

Rrëzohet aeroplani i vogël në Austri, së paku 4 të vdekur

Parashikimi i motit për sot, 6 korrik 2025

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.