Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur me datë 31 janar ku u dëmtua me lëndë plasëse fasada e një lokali në Fushë Krujë.
Si rezultat e hetimeve të thelluara është identifikuar autori kryesor i vendosjes së lëndës eksplozive dhe vijon puna për kapjen e tij. Ndërsa është kapur dhe vënë në pranga 41-vjeçari i shpallur në kërkim më parë për këtë ngjarje, si bashkëpunëtor i autorit kryesor të ngjarjes.
Njoftimi:
Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes me datë 31.01.2025, ku u dëmtua me lëndë plasëse, fasada e një lokali në Fushë Krujë. Si rezultat e hetimeve të thelluara identifikohet autori kryesor i vendosjes së lëndës eksplozive dhe vijon puna për kapjen e tij.
Po në vijim të punës, është kapur dhe vënë në pranga 41-vjeçari i shpallur në kërkim më parë për këtë ngjarje. Nga hetimet rezultoi se 41 vjeçari është bashkëpunëtor i autorit kryesor të ngjarjes.
Sekuestrohen armë gjahu, armë sportive dhe municion luftarak. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur me datë 31.01.2025, ku u dëmtua me lëndë plasëse, fasada e një lokali në Fushë Krujë, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të ngjarjes shtetasin M. Z., 40 vjeç si dhe kapjen dhe ndalimin e shtetasit Mondi Topalli, 41 vjeç, i identifikuar si bashkëpunëtori i shtetasit Mirgen Zalla.
Shtetasi M. Z., dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse në lokalin e shtetasit B. T., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e shtetasit M. T. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit M. Z., shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar një armë gjahu pa leje, një armë sportive dhe municion.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit M. Z. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.