Ka marrë nënshtetësinë greke shqiptari “hero”, i cili ndihmoi të prekurit nga fatkeqësia e zjarrit në Mati. Petrit Athanasi ka marrë nga shteti grek së bashku me dy egjiptianë “Honoris Causa” , që edhe i jep nënshtetësinë. Dekreti i tyre iu dërgua presidentit të Greqisë Prokopis Pavlopoulos për miratim, ndërsa Kryeministri Alexis Tsipras gjatë vizitës së sotme në Mati e vlerësoi aktin e emigrantëve.
Kujtojmë se, Petrit Athanasi, i cili është pronar i një supermarketi, u shpërndau ushqime falas të prekurve nga zjarret katastrofike. Gjesti i shqiptarit tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave greke, të cilat e cilësuan “hero’’. Dyqani i Petritit dhe dy hotele aty pranë nuk u dogjën nga zjarri.