16:44 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Jetë dhe stil

Ndikimi i diabeti tek bebi gjatë shtatzënisë

09:17 | 25/05/2017
në Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndikimi i diabeti tek bebi gjatë shtatzënisë

Shumica e shtatzënave me diabet gestacional do të kenë bebe të shëndetshme në lindje nëse diabeti i shtatzënisë diagnostikohet në kohë. Kjo sepse nivelet e glicemisë (glukoza në gjak) do të mbahen në kontroll. Në rast të kundërt, nivelet e larta të glukozës do të kalojnë placentën dhe do të hyjnë në qarkullimin e gjakut të bebit. Kjo do të rrisë rrezikun që bebi të rritet në peshë përtej normës (bebe makrozom). Një beb i madh mund të vështirësojë lindjen dhe për pasojë të rrisë rreziqet për komplikacione serioze. Në raste të rralla (ekstreme) këto komplikacione mund të sjellin vdekjen e bebit gjatë lindjes.

Një tjetër komplikacion është edhe polihidramnios (sasi më e madhe se norma e lëngut amniotik – ujrave të bebit). Prandaj është e rëndësishme që nivelet e glukozës të mbahen në nivelet normale. Si ndikon diabeti i shtatzënisë në momentin e lindjes?

Diabeti i shtatzënisë mund të shfaqë shpesh komplikacione gjatë lindjes. Ndër komplikacionet që mund të shkaktojë ai, përmendim: Lindje premature (para kohe). Zgjatje të aktivitetit të lindjes. Vuajtje fetale (suferincë fetale) kronike apo edhe akute (psh gjatë lindjes). Laceracione cervikale / vaginale / vulvare të nënës gjatë lindjes. Hemorragji postpartum. Distoci të shpatullave. Për të shmangur shumicën e këtyre komplikacioneve, shpeshherë indikohet lindja me stimulim kur bebi ka mbushur 38 javë apo lindja me operacion cezarian.

Si ndikon diabeti i shtatzënisë pas lindjes së bebit?

Bebi i sapolindur mund të shfaqë hipoglicemi (ndërkohë që trupi i tij mundohet të prodhojë sasinë e duhur të insulinës) dhe ikter. Mund të jetë e nevojshme që nivelet e glicemisë së bebit të monitorizohen për disa ditë në njësinë e neonatëve (kjo nuk do të thotë që bebi ka ndonjë problem serioz).

Gjithashtu, në rast se lindja ka ndodhur para kohe, atëherë mund të të jetë e nevojshme që bebi të kalojë në njësinë e neonatëve për disa ditë përpara se t’i besohet përfundimisht nënës. Bebet e lindura nga nëna me diabet gestacional. Janë më të rrezikuar të shfaqin obezitet dhe diabet tip 2 gjatë jetës së tyre. A do të vazhdojë diabeti edhe pas lindjes?

 

Etiketa: diabetishtatzene
Pas

Ngacmoi sekualisht dy nxënëset në Berat, ndalohet nga policia drejtori i shkollës së mesme (EMRI)

Para

E rrahën barbarisht dhe e hodhën në liqen, gjendet trupi i pajetë i shqiptarit 19 vjeçar në Gjermani

Para
E rrahën barbarisht dhe e hodhën në liqen, gjendet trupi i pajetë i shqiptarit 19 vjeçar në Gjermani

E rrahën barbarisht dhe e hodhën në liqen, gjendet trupi i pajetë i shqiptarit 19 vjeçar në Gjermani

Discussion about this post

 



Të Fundit

“S’mund të dalësh ashtu në fushë, është gabim”, Neuer nuk “kursen” Donnarumman, e sulmon pas dëmtimit të Musialës

Berat/ Zjarr në fshatin Mbrakull, zjarri shkrumbon një sipërfaqe të madhe me pisha

David Lammy thyen akullin, bëhet ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Ministri Hoxha dhe strukturat e IMT, IKMT, Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit në terren

Flakët përfshijnë Evropën, Gjermania, Greqia dhe Turqia në luftë me flakët

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

Aksidenti/ Talenti polak në luftë me jetën, vdes motra e tij

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës të Korçës, Fatjon Fasho

Finiq/ Dhunohet varri në varrezat e fshatit Vrion, dyshohet se është dëmtuar qëllimisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.