10:18 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ndiqni çdo rregull, për të mos lejuar përhapjen kudo!”, Braçe apelon pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në Shqipëri

07:31 | 09/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kotzias zbulon prapaskenat e marrëveshjes me Bushatin: Kishte përplasje Rama-Meta, keqardhje që u shkarkua si ministër

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me shfaqjen e dy rasteve të para me koronavirus në vendin tonë. Braçe apelon për qetësi, pasi sipas tij duhet zbatuar çdo rregull i shpallur në mënyrë që të ndalet përhapja e mëtejshme e këtij koronavirusi.

Postimi i plotë i Braçes:

TANI DUHET QETESI,

VETEKONTROLL, DISIPLINE PER TE ZBATUAR CDO PROTOKOLL DHE

CDO RREGULL TE SHPALLUR,

VENDOSMERI PER TE MOS LEJUAR PERHAPJEN KUDO!

Cdokush qe ka hyre nga Italia ne Shqiper dy javet e fundit dhe ka shenja te gripit, te telefonoje NUMRIN 127;

Cdokush qe ka hyre nga Italia ne Shqiperi gjate dy javeve te fundit duhet te vetekarantinohet per 14 dite;

PJESA TJETER ESHTE HIGJENA, HIGJENA, HIGJENA!

Lani duart shpesh dhe per 40 sekonda me uje e sapun, dizinfektoini me solucione me baze alkoolin;

Te gjitha vendet me grumbullime te medha, posacerisht shkollat duhet te 100 fishojne kujdesin ndaj higjenes;

Mos prekni gojen, hunden e syte më duar te palara, virusi hyn ne trup prej tyre!

MRONI FEMIJET DHE TE MOSHUARIT!

ESHTE DETYRE!

Janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione.

“Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet”, njofton Ministria.

Dy qytetarët e konfirmuar me koronavirusin e ri, babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinë personale.

Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në nr.127 i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e djeshme nga laboratori i virologjisë në IShP.

Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në spitalin infektiv.

Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve që ata kanë pasur pas mbërritjes në Shqipëri.

MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti.

Paraditen e sotme qeveria pritet të ketë mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me koronavirusin, ndërsa vazhdimisht opozita ka akuzuar se nuk është marrë asnjë masë paraprake lidhur me parandalimin e përhapjes së COVID-19 në vendin tonë.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: Braçebrace koronavirusikonfirmohen dy raste me koronavirus
Pas

Detaje të reja/ Dy të prekurit e parë nga koronavirusi bab e bir, si hynë në Shqipëri, dhe ku po mbahen pas konfirmimit

Para

Puna, shëndeti dhe dashuria/ Si nis java për të lindurit e çdo shenje

Para
HOROSKOPI. 14 gusht 2018

Puna, shëndeti dhe dashuria/ Si nis java për të lindurit e çdo shenje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Këmbimi valutor: Bie dollari, euro vijon në nivele të ulëta

Korçë/Finalizohet operacioni policor “Drinks”, goditet kontrabanda e pijeve alkoolike

Aksident në aksin Korçë-Maliq, përplasen dy automjete, plagoset një person

463 turistë gjermanë mbërrijnë në Portin e Durrësit me kroçerën “MV Deutschland”

Asgjësohen mbi 1880 fidanë kanabis në Mallakastër! Kapen duke ujitur parcelën, arrestohen dy persona

Ngërçi politik në Kosovë, mbahet sot seanca e 28-të për konstituimin e Kuvendit

Lufta në Ukrainë/ Rusia bombardon gjatë natës Kharkivin, gjashtë të vdekur dhe 21 të plagosur

“Dua të bëhem e famshme”/ Tragjedi në SHBA: 19-vjeçarja humb jetën nga sfida “Dusting” në rrjet

Rama publikon pamje nga “Defender 25” në Durrës: Një nga stërvitjet më komplekse

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.