15:10 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndizen gjakrat/ Kërcënohet Tedi Blushi, reagon Meta: Mjerë ata diplomatë që e kanë shantazhuar

16:09 | 21/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndizen gjakrat/ Kërcënohet Tedi Blushi, reagon Meta: Mjerë ata diplomatë që e kanë shantazhuar

Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar tonet ndërsa ka pranuar se zëdhënësi i tij, Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë.

Meta shprehet se i është kërkuar të tërheqë një postim të bërë në rrjetet sociale sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash.

Ndërsa Presidenti është shprehur se shpreson të jetë lojë e Rilindjes pasi në të kundërt, sipas tij, mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës.

“Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash.
Kam kërkuar hetim të menjëhershëm.
Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës”, shkruan Meta.

Presidenti Ilir Meta ka shpërthyer në akuza të forta në dalje të zyrës së tij paraditen e sotme, teksa tha se Fatmir Xhafaj ka ushtruar presion mbi Vitore Tushën, që kjo e fundit të votonte kundër Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese,

Me tone aspak të zakonshme për të, Meta tha se e vetmja zgjidhje që ka sot vendi është referendumi, ku ai do të jetë në anën e shqiptarëve, ndërsa Rama ‘’me palaçot ndërkombëtarë”.

Meta tha se ai SHBA-të i ka në zemër, po nuk  mund të pranojë heshtjen e ”Rrugës së Elbasanit”, teksa Kushtetuta e Shqipërisë shkelet në të gjitha format (lexo të plotë).

Ndërkohë më herët, Zëdhënësi për mediat i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka sqaruar opinionin publik në lidhje me bisedën e zhvilluar ndërmjet Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, z.Matthew Palmer dhe Presidentit të vendit, mbrëmjen e kaluar.

Blushi njofton se është zhvilluar një bisedë rreth 30 minuta me kërkesë të Palmer dhe se gjatë bisedës telefonike qendrimet e Metës kanë qenë mjaft të qarta transparente dhe shteruese.

Madje Blushi i kërkon zëdhënësit për mediat të ambasadës së SHBA-së, Guri Lekloti  se nëse e autorizon janë të gatshëm ta publikojnë bisedën telefonike (lexo të plotë).

Me sa duket deklarata e Blushit ka nxitur edhe ndonjë reagim jopublik të ambasadës amerikane të cilës i përgjigjet Presidenti, Ilir Meta ku pranon se zëdhënësi i tij është shantazhuar dhe kërcënuar.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Guri Leklotiilir metakercenohet ilir metashantazhoghet tedi blushitedi blushi
Pas

FOTO+VIDEO/ Makina përplas motorrin, dy persona të lënduar. Një në gjendje të rëndë niset me urgjenc drejt Tiranës

Para

Gjykata Kushtuese dhe shkarkimi i Muçit, reagon PD: Rama kërkon kontrollin e Gjykatës, nxisim këdo të kërkojë të drejtën për…

Para
LETRA/ PD akuza Prokurorisë: Gënjeu për gjurmët e gishtave të Agim Kajmakut

Gjykata Kushtuese dhe shkarkimi i Muçit, reagon PD: Rama kërkon kontrollin e Gjykatës, nxisim këdo të kërkojë të drejtën për…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

Fushatë e egër kundër emigracionit, Trump nuk ndalet, 36 vende të tjera mund të hyjnë në listën e zezë

Tragjike në Balldren të Lezhës/ I moshuari bie nga 20 m lartësi në shpellë dhe humb jetën

Procesi i rinumërimit për 4 qarqe, Celibashi jep detaje: Do hapen 2323 qendra votimi

EMRAT/Pezullohen nga detyra 3 punonjës policie, të dyshuar për shpërdorim detyre pas arratisjes së një të ndaluari

Zyrtari rus: Moska ka dorëzuar trupat e vdekur të 6,060 ushtarëve ukrainas

Gjermania dënon një sirian me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit

Erdogan telefonon Putinin: Duhet një zgjidhje diplomatike, Irani të kthehet në tryezën e negociatave

Shkolla verore, nis për herë të parë në 10 institucione shtetërore! Rama: Programi i MAS po pilotohet në 3 Bashki!

Replikat/ Noka: Turet turistike për selfie, s’mund të bllokojnë Kuvendin! Spiropali: Juve u mungojnë fotot përtej oqeanit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.