03:42 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndizen gjakrat tek socialistët, deputeti sulmon Blushin: E ke gjobë apo ça? Bëja ndonjë tjetri jo mua…

20:01 | 05/06/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndizen gjakrat tek socialistët, deputeti sulmon Blushin: E ke gjobë apo ça? Bëja ndonjë tjetri jo mua…

Deputeti i Parstisë Socialiste Erjon Braçe ka sulmuar ashpër ish kolegun e tij Ben Blushin. Braçe shkruan se Blushi tashmë drejtori i informacionit në Top Channel, kronikat që ka bërë për Divjakën janë gjoba ndaj tij.

“Blush, gjobe me keto mund ti vesh nje deputeti qe nuk di ku i bie zona, jo mua. Harroje!
Ajo toke nuk eshte permbytur asnjehere gjate dimrit, zero.
Po, ajo u mbyt tre jave te shkuara kur ra pa pushim mbi 80 milimetra shi ne vetem 6 ore.
Nuk genjen dot kend kur ai eshte aty; une kam qene o Blush.”

Postimi i plotë

O BLUSH, E KE GJOBE APO CFARE?!

Ke bere kronika per Divjaken ne tre muajt e tu,
sa nuk ke bere per Korcen, Fierin, Vloren, Lezhen,
sa Top Channel nuk i ka bere gjithe jeten per Shkodren,
jane fiks sa kronikat letyre per Tiranen!

Me e keqja eshte se,
keto kronikat per Divjaken-te gjitha te zeza e te liga,
i ben gjithnje pasi flas une,
duke humbur dhimbshem dhe “eksklusivitetin” e lajmeve.

Fjala bie, sapo altinit tend ju kthye pushka nga Greqia,
ke shkuar ne Cerme Pasha-jo ne shtate Cermat,
ne Cerme Pasha, ke gjetur nje kanal te pastruar,
60 metrat e fundit te se cilit, tamam ai qe fliste per ty,
si la te pastroheshin me avlline ngjitur me kanalin e
qe si jepte mundesi mjetit te punonte,
per te thene qe toka po cahet tani pasi u permbyt ne dimer.

Blush,
gjobe me keto mund ti vesh nje deputeti qe nuk di ku i bie zona, jo mua. Harroje!
Ajo toke nuk eshte permbytur asnjehere gjate dimrit, zero.
Po, ajo u mbyt tre jave te shkuara kur ra pa pushim mbi 80 milimetra shi ne vetem 6 ore.
Nuk genjen dot kend kur ai eshte aty; une kam qene o Blush.

Pikerisht per shkak te lageshtise se madhe,
nuk ka patur kush nevoje per uje, vaditje quhet procesi.

Ne ane tjeter,
sic ajo gruaja nga Pashai ua tha,
e gjithe ajo zone eshte vaditur ne kohe te Enver Hoxhes nga pompat ne Shkumbin.

Nuk jane me, u vodhen e shkaterruan ne vitin 1991.
Ashtu sic autostrada shkaterroi kanalin qe nga Thana ne Dushk, ai qe bente te mundur me hope vaditjen e tokave te Cermes se Siperme e Cerme Sektorit, Kampit e Cerme Shkumbinit,
por anes tjeter, nga jugu.

Kjo eshte arsyeja qe vetem dy te marta me pare,
une, ne Kuvend, i kerkova ministrise se Bujqesise ti jape zgjidhje problemit te vaditjes ne “Shtate Cermat”.
Ishte publike, para kamerave te tua, o Blush.
Kjo eshte arsyeja qe nje dite me pas,
ne Cerme Sektor, bujqit dhe une, i kerkuam sy me sy ministrit te Bujqesise dhe drejtoreve te tij, ti jepte zgjidhje problemit te vaditjes ne “Shtate Cermat”.
Ishte publike dhe kjo, madje live, o Blush.

Ti, sot, thua ato qe ne dhe une, bujqit domethene,
i thame dy jave me pare.

E kupton sa vone je!

Je vone edhe per nje arsye tjeter;
Pasi pastruam kanalet e te gjitha Cermave qe jane ne ane te lumit, per pak dite-kur eshte i nevojshem uji, ende jo tani,
do veme pompat tona-te bashkise, ne lume per te hedhur ujin ne keto kanale.

Por kjo eshte pune dhe ti punen e urren,
puna nuk del ne lajmet e tua se nuk eshte e lige.

Ashtu sic pune eshte qe,
gjithe Myzeqeja-fusha, Divjaka gjithashtu,
kane nje rrjet te ri te vaditjes se tokave bujqesore.
Si kurre ndonjehere pas vitit 1990-te.

Po testojme rrjetin me ngarkese,
pasi keshtu jemi ne,
nuk marrim ne dorezim vepra pa i provuar.

Punet qe behen te nxjerrin zbuluar, po fare fare.
Ke tre muaj qe nga Divjaka vec nxin me ligesi por
edhe me genjeshtrat me budallaqe qe mund te egzistojne.

Ndaj po te pyes edhe nje here;
E ke gjobe apo cfare?

Nese e ke gjobe, harroje, ne nuk jemi ajo firma e ndertimit e ketyre tre diteve te fundit!

Etiketa: Ben Blushi
Pas

Rënia drastike e euros, gazetari: Mos i shisni eurot, leku është vetëm për të ngrënë bukë

Para

Gazetari: Ja pse u prishën Edi Rama me Tanin e Topit, pak para se të vdiste ishte grindur keqas…

Para
Gazetari: Ja pse u prishën Edi Rama me Tanin e Topit,  pak para se të vdiste ishte grindur keqas…

Gazetari: Ja pse u prishën Edi Rama me Tanin e Topit, pak para se të vdiste ishte grindur keqas…

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.