18:24 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

‘Ndizet loja’/ Sot Gjykata Kushtetuese shprehet për shkarkimin e presidentit Meta

08:13 | 01/02/2022
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ilir Meta zyrtarizon datën e zgjedhjeve, ja në sa Bashki do të mbahen

Pas më shumë se 7 muajsh nga shkarkimi i tij në Kuvend, Presidenti i vendit Ilir Meta pritet që të njihet sot me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për fatin e tij. Kushtetuesja do të shprehet në rast se shkeljet e pretenduara të presidentit ndaj Kushtetutës, janë aq të rënda sa do të përligjnin shkarkimin e tij.

Seanca pritet që të nisë në orën 10:00, ku vetë presidenti Meta ka njoftuar se nuk do të jetë i pranishëm, por do të përfaqësohet nga juristë të tjerë. Kjo është hera e parë në historinë e pluralizmit politik, që presidenti i vendit çohet në Gjykatën Kushtetuese dhe shkarkohet nga Kuvendi.

Shkak për nisjen e procedurave të shkarkimit të Metës, u bënë përplasjet me mazhorancës, qoftë për zgjedhjet lokale të 2019, qoftë me dhjetra dekrete që presidenti ka kthyer pas në Parlament, përfshirë dhe mbajtjen ‘peng’ të emërimit të disa ministrave. Pika kulmore arriti në zgjedhjet e 25 Prillit, ku presidenti akuzohet se ka mbajtur qëndrime në fushatë dhe është përfshirë në mënyrë intesiven me takimet dhe deklaratat e tij.

Sipas maxhorancës, Presidenti i Republikës ka kryer në mënyrë të përsëritur disa akte dhe sjellje, të cilat në vlerësimin e deputetëve përbëjnë shkelje të rënda dhe flagrante të Kushtetutës.

“Në abuzim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, si dhe në kushtet e shkeljes së rëndë dhe flagrante të Kushtetutës, z. Ilir Meta para, gjatë dhe pas periudhës së fushatës zgjedhore 2021, me veprimet, sjelljet dhe mesazhet e dhëna në publik nuk ka garantuar unitetin kombëtar, ka nxitur konfliktin politik.

Deklaratat dhe mesazhet e intensifikuara të Presidentit në atë periudhë qartazi favorizojnë partitë opozitare dhe njëkohësisht denigrojnë maxhorancën, duke cenuar kështu rëndë barazinë e konkurrimit politik dhe duke shkelur paanësinë politike që Kushtetuta i ka veshur Presidentit të Republikës. Mesazhet publike të Presidentit një ditë para ditës së votimit, e rregulluar ligjërisht si dita e heshtjes zgjedhore në respekt të së drejtës kushtetuese të individëve për të zgjedhur.

Mesazhe denigruese ndaj përfaqësuesve të lartë të misioneve diplomatike në Shqipëri si persona të shituar e të blerë nga maxhoranca apo Kryeministri, cenuan rëndë të drejtat kushtetuese të individëve, imazhin dhe reputacionin e vendit dhe marrëdhëniet me partnerët strategjike të Shqipërisë si BE-ja dhe SHBA-ja”, thuhej mes të tjerave në arsyetimin e Kuvendit për shkarkimin e Metës.

Pas

“Do shpërthejë lufta!”/ Gratë ukrainase po stërviten për përdorimin e armëve kundër forcave ruse

Para

Bllokohet sërish Rruga e Arbrit, policia iu kërkon drejtuesve të mjeteve të ndjekin aksin Klos-Burrel-Ulëz

Para
Bllokohet sërish Rruga e Arbrit, policia iu kërkon drejtuesve të mjeteve të ndjekin aksin Klos-Burrel-Ulëz

Bllokohet sërish Rruga e Arbrit, policia iu kërkon drejtuesve të mjeteve të ndjekin aksin Klos-Burrel-Ulëz

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

Maliq/ Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me pemën, shoferi transportohet në spital

“Çova para drejtësisë një trafikant droge”/ Salianji nga selia e PD: Regjimi më izoloi para zgjedhjeve, bëra sakrificë për interes publik

Ervin Salianji mbërrin në selinë e PD pas daljes nga burgu, në konferencë për mediat

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës, takime me zyrtarët lokalë

Shkodër/ Mbytet kapiteni i anijes turistike gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë

Episod i ri mes Macron dhe Brigitte, Zonja e parë e Francës nuk i jep dorën bashkëshortit teksa ajo zbret nga avioni në Londër

Akuza për persekutim ndaj grave, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arreste për liderët talibanë

Lojtari i Realit: Shpresoj të qëndroj këtu, Madridi planet tjetër

Shqipëria U-15, zgjidhet trajneri i ri i përfaqësueses

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.