Policia ka arrestuar 15 zjarrfikës në Itali për shkak se dyshohen se ndiznin qëllimisht zjarre në pyll për t’u paguar 10 euro në orë për shuarjen e tyre. Ngjarja ka ndodhur në Jug të Italisë, në Siçili. Zjarrfikësit kanë ndezuar vatra zjarri dhe më pas kanë stimuluar telefonata në drejtim të forcave të shpëtimit. Kjo u ka dhënë mundësinë forcave vullnetare për të përfituar në mënyrë abuzive pagesa të akorduara nga shteti italian, rreth 10 euro për orë në rast të situatave të emergjencës.
Ata janë arrestuar për mashtrim dhe disa akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme.
Drejtuesi i forcave zjarrfikëse të provincës kishte pikasur një numër të pazakontë ndërhyrjesh nga ana e stafit të tij, dhe nisur nga ky fakt ka nisur menjëherë hetimin.
Policia në Raguzë, Sicili, tha të hënën se kreu i një skuadre zjarrfikëse ishte vënë nën arrest shtëpiak dhe të tjerët nën hetim.
Zjarrfikësit madje kërkuan nga familja dhe miqtë që të thërrasin për zjarret e e stimuluara. Duke përdorur GPS-në, vullnetarët do të siguroheshin që ata të ishin njësia më e afërt e zjarrit, në mënyrë që ata të mund të përgjigjen së pari dhe të grumbullonin shpërblimet për shuarjen e flakëve.(B.H/Shuplaka)