Lideri i LRPDSH-së, Ziadin Sela, u rrah brutalisht gjatë dhunës që përfshiu një ditë më parë parlamentin maqedonas. Me plagë të rënda në kokë, ai ka arritur t’i mbijetojë sulmit.
Ndërkaq në rrjetin social “Facebook” është përhapur një profil me emrin Kosta Delov, që mendohet të jetë dhunuesi i Selës, i cili përmes një reagimi të shkurtër shpreh në gjuhën maqedonase ngazëllimin për dhunimin e liderit të LRPDSH-së.
“Ndjenjë e papërshkruar kur brutalisht e godisja Ziadin Selën me grushta në kokë. Shtriju poshtë shkërdh…të shqiptare”, ka shkruar ai, i dyshuari kryesor për dhunën brutale ndaj deputetëve Sela dhe Zaev.
(XH.A/SHUPLAKA)