07:47 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndocaj bën deklaratën e fortë: Dako tani është vrasës, bashkë me Ramën duhet të shkojnë para drejtësisë

18:46 | 06/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndocaj bën deklaratën e fortë: Dako tani është vrasës, bashkë me Ramën duhet të shkojnë para drejtësisë

Sekretari i Përgjithshëm i ADK, Eduard Ndocaj e quajti ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, vrasës të banorëve që humbën jetën ditën e tërmetit. Duke folur në studion e “FaxNews”, Ndocaj deklaroi se Dako duhet të mbajë përgjegjësi penale për viktimat e 26 Nëntorit sepse sipas tij, ai ka patur në dorë të gjitha lejet e dhëna për ndërtim në Durrës.

Bashkë me Dakon, Ndocaj kërkoi që edhe Rama të shkojë para drejtësisë për pallatet e dëmtuara në Tiranë. Ai deklaroi se këto banesa janë ndërtuar në kohën kur Rama ka qenë kryetar bashkie.

“Ligjet ekzistojnë, por ne kemi problem kryesor se ne nuk kemi kontroll, nuk kemi ndërtues. Ata janë të paaftë dhe të korruptuar. Ish-kryetari i bashkisë në Durrës ka 12 vjet që jep leje, ai jepte certifikatat e pronësisë, ai blinte, ai jepte hekur. Pra ishte mbreti. Por ai duhet të jetë para drejtësisë. Tani ai është vrasës, ai është një ndër njerëzit kyç dhe po mundohen të shemben pallatet sa më shpejt që të humbin edhe provat.

Kemi edhe një Don Kishot që duhet të ishte para drejtësisë sepse të gjitha lejet në Tiranë i ka dhënë ky zotëria kur ishte kryetar bashkie sepse kemi pallate të prishuara dhe në Tiranë. Zoti kryeminsitër bashkë me zotin Dako duhet të ishin para drejtësisë. Jo të dalë të bëjë shou, të tallet. Ai del dhe thotë mos na sillni ndihma, por lekë kesh. Ai del 24 orë live nëpër media”, tha Eduard Ndocaj.

Ai nuk la pa komentuar as problemet që hasen sot në sektorin e ndërtimit, gjë që ndikon më pas në sigurinë e njerëzve. Sipas Ndocajt, sot ndërtimi përdoret për të pastruar para të pista nga njerëzit e krimit.

“Inxhinierët janë të korruptuar që japin firmën e tyre pa problem. Këta duhet të ishin të gjithë para drejtësisë. Vrasës nuk je nëse vret me pistoletë, vrasës quhesh edhe kur ceritifikon një objekt me problem. Quhesh vrasës me paramendim. Në këtë rast emri i vrasësit është kryetari i bashkisë, inhinieri, arkitekti. Ata ose korruptohen, ose janë njerëz që kanë blerë diplomat.

Pjesa më e madhe e ndërtimit sot janë njerëz të krimit të organizuar që pastrojnë para. Kosto e ndërtimit ka kushte. Duhet ndërtuar me materiale të duhura dhe me certifikime të duhura. Nuk mund të jetë nën 500-600 euro kosto e ndërtimit, ndërsa këtu është 300 euro. Dhe më pas shqiptarëve u jepet një certifikatë vdekjeje për të jetuar në një shtëpi dhe i qajmë njerëzit siç po bëjmë sot”, u shpreh Eduard Ndocaj gjatë intervistës për “FaxNews”.

Teksa falenderoi të gjitha shtetet që dhanë ndihma për shqiptarët, ai shtoi se vetë ka ofruar 10 apartamente në Lezhë për strehimin e banorëve të dëmtuar.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: dakoEDUARD NDOCAJvrases
Pas

Deklaratat për masakrën e Reçkut , reagon BE: S’mund të mohohet ajo që ka ndodhur në Kosovë

Para

VIDEO/ “Tërmeti shembi shtetin shqiptar”, Fatbardh Kadili: Pse Basha nuk e pranoi ftesën e Ramës për t’u ulur bashkë

Para
VIDEO/ “Tërmeti shembi shtetin shqiptar”, Fatbardh Kadili: Pse Basha nuk e pranoi ftesën e Ramës për t’u ulur bashkë

VIDEO/ "Tërmeti shembi shtetin shqiptar", Fatbardh Kadili: Pse Basha nuk e pranoi ftesën e Ramës për t'u ulur bashkë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Qeveria, gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

Forcat paraushtarake sudaneze akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 personave gjatë bastisjeve në fshatra

Dy të vdekur pas përmbytjeve të menjëhershme në New Jersey dhe New York

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje të menjëhershme në të gjithë Moskën

Gjykata Supreme i lejon Donald Trump të pushojë nga puna gati 1,400 punonjës të Departamentit të Arsimit

Parashikimi i motit për sot, 16 korrik 2025

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.