Deputeti i Lezhës Eduart Ndocaj ka inspektuar punimet në sheshin e qytetit të Rrëshenit. Ajo çfarë na ka rënë në sy është se deputeti i ndodhur në një kantier ndërtimi dhe në një ambjent pune nuk i ka kushtuar vëmendje aq sa duhet sigurisë të tij.
Deputeti Ndocaj nuk ka qenë i pajisur me elementet e domosdoshme të sigurisë në një kantier pune. Pa kaskë në kokë, pa jelekë fosforeshentë. Pavarësisht se ligjvënësit duhet të jenë shembulli sesi duhet të respektohen rregullat , me politikanët tanë ndodh shpeshherë e kundërta.
Përtej kësaj Ndocaj është deputeti i kujdesur dhe i veprimeve të mira për vendin. Në inspektimin e punimeve ndër të tjera ai thekson edhe vëmendjen e veçantë që qeveria duhet t’i kushtoj Mirditës. Rrësheni meriton të festojë si një trevë me vlera të larta patriotike- shkruan Ndocaj.