Gjithnjë më shumë të rinjtë po e harrojnë të shkruajnë me “ë” apo me “ç”. Kjo ‘epidemi’ ka prekur veç të rinjve edhe deputetin Ndocaj.
Eduart Ndocaj, në një komunikim live në “Facebook” me qytetarët, është treguar mjaft i sinqertë në përgjigjet që u ka dhënë pyetjeve të bëra nga komentuesit e tij dhe i kujdesshëm në përzgjedhjen e fjalëve.
Por mesa duket, deputeti çalon në drejtshkrimore. Me Gjuhën Shqipe, ai nuk i ka fort mirë punët sidomos me “ë-të”. Nuk e dimë nëse këto gabime janë bërë nga shpejtësia, por ato kanë tërhequr vëmendjen e lexuesve në komunikimin më të fundit të deputetit.
(S.SH/SHUPLAKA)