Betonizimi i qyteteve bregdetare ka qënë një problematikë e vazhdueshme që cënon zhvillimin urban të territorit shqiptar.
Por me sa duket, çuditë nuk paska mbarim. Këto foto vijnë nga Vlora, ku siç shihet është arritur deri aty sa të betonizohen edhe palmat.
“Nuk dihet ende se përse një pemë duhet të rrethohet me beton, por me siguri specialistët e zotë të bashkisë së këtij qyteti mund të na informojnë më saktë”, kanë thënë banorët.