Moderatori i famshëm dhe një nga anëtarët e jurisë së X Factor Simon Cowellështë vënë në qendër të vëmendjes së mediave pasi ka bërë një dalje publike me gruan dhe ish-të dashurën.
Ai ka dalë në një shëtitje me partneren e tij Lauren Silverman dhe ish-të dashurën Terri.
Madje ata janë shoqëruar edhe nga djali i vogël i çiftit.
Të tre të rriturit dukeshin shumë bukur por ama lajmi se moderatori ia ka dalë të bashkojë gruan me ish-in ka mbërthyer gjithë mediat angleze.
Ata duken shumë të lumtur, madje dy vajzat bëjnë biseda dhe qeshin me njëra-tjetrën.
Ndërkohë 58-vjeçari milioner shijon një akullore së bashku me të birin.
Simon është babai i një djali katër vjeçar të quajtur Eric ndërsa me këtë akt të fundit ka treguar se është njeri pa komplekse.