01:25 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ndodh e papritura në Turqi, ndryshon drastikisht rezultati i referendumit

19:25 | 16/04/2017
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndodh e papritura në Turqi, ndryshon drastikisht rezultati i referendumit

Turqia votoi sot në referendumin për ndryshimet kushtetuese.  Autoritetet kanë numëruar rreth 97.50 për qind të votave.

Ndryshimet kushtetuese të propozuara nga Presidenti Recep Tayip Erdogan janë mbështetur deri më tani nga 51.40 për qind e votuesve, teksa 48.60 kanë votuar kundër.

Por çuditërisht kurba e përqindjes së votave pro ka shkuar në rënie nga 65% që ishte kur ishin të numëruara vetëm 20 për qind e kutive.

Opozitarët thonë se qeveria ka hapur në fillim kutitë ku mbështetja për partinë në pushtet është e madhe, raporton CNN Turk.

Fakti se në shtatë prej tetë qyteteve të mëdha turke kryeson kundërshtimi për ndryshimet kushtetuese, tregon se Erdogan është në “telashe” dhe se rezultati mund të mos jetë në fund ashtu siç pret ai dhe mbështetësit e tij.

Në Stamboll, Izmir, Ankara, Adana, Antalya, Diyarbakir dhe Eskisehir kryeson vota “jo” për referendumin, ndërsa vetëm në Bursa kryesojnë mbështetësit e Erdoganit.

 

Duket se gara është shumë e ngushtë mes dy kampeve dhe vendimi i popullit turk do të vendoset në kutitë e fundit.

Ndryshimet e propozuara në parlament do t’i japin të drejtën presidentit të emërojë ministrat dhe zyrtarët e lartë të qeverisë si dhe gjysmën e anëtarëve të organit me të lartë të drejtësisë në Turqi. Presidenti do të ketë gjithashtu të drejtë të shpallë dekrete dhe të deklarojë gjendje emergjence.

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: erdoganreferendumreferendumiturqi
Pas

Presidenti Nishani dekoron kardinalin Ernest Troshani

Para

Ishte shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

Para
Ishte shpallur në kërkim për drogë,  arrestohet  35-vjeçari në Shkodër

Ishte shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.