17:18 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndodh edhe kjo në Gjykatën Administrative, punonjësi tërheq zvarrë qytetarin (VIDEO)

20:39 | 07/03/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndodh edhe kjo në Gjykatën Administrative, punonjësi tërheq zvarrë qytetarin (VIDEO)

E keni menduar ndonjëherë që punonjësit e një insitucioni mund të përdorin forcë ndaj një qytetari të thjeshtë?! E pabesueshme, por kjo ka ndodhur në ambientet e Gjykatës Administrative të shkallës së Parë. Të paktën sipas filmimeve të publikuara nga emisioni investigativ “BOOM”, në Ora Neës.

Pas një pyetje që  qytetari  i drejton zyrës së  informacionit, ai merr si përgjigje tërheqjen zvarrë  dhe nxjerrjen me forcë jashtë nga përfaqësues së administratës së këtij institucioni që në fakt duhet të japë drejtësi dhe jo dhunë. Pas kësaj, qytetari  ka kërkuar të takohet me Kryetarin e Gjykatës Administrative Eriol Roshi.

DENONCIMI:

Qytetari: Si është çështje e pushuar Drejtoria e Punëtorëve mua s’më ka kundërshtuar?

Roja i Gjykatës Administrative: Zotëri, o zotëri

Qytetari: Është e paditur

Roja i Gjykatës Administrative: Zotëri kalo këtej

Qytetari: Një minutë, o një minutë

Roja i Gjykatës Administrative: Kalo këtej thashë

Qytetari: Një minutë, o një minutë

Roja i Gjykatës Administrative: Kalo or këtej të thashë

Qytetari: Një minutë mos më tërhiq kështu

Sekretaria: Çështjen e ka pushuar gjyqtari

Qytetari: Gjyqtari nuk ka të drejtë ta pushojë

Sekretaria: Gjyatari  e ka pushuar

Roja i Gjykatës Administrative: Zotëri kalo këtej

Qytetari: Çke që tërheq?

Roja i Gjykatës Administrative: Kalo këtej thashë

Qytetari: Hiqe ore dorën, s’ka të drejtë ta pushojë ai, s’ke të drejtë të më tërheqësh. Më jep takim me kryetarin atëhere, më jep takim me kryetarin. Ajo ka të drejtë të më pranojë kërkesën për përjashtim as po e kërcënoj asgjë. S’ke të drejtë të më prekësh me dorë.

12 mijë çështje të bllokuara në Gjykatën e Apelit Administrativ, janë tregues se ky institucion nuk po përmbush qëllimin për të cilin u krijua, zgjidhjen e shpejtë të mosmarrëveshjeve midis shtetit dhe individit. Më heret në anën e qytetarëve është vendosur edhe kryeministri  Edi  Rama i cili përdori gjuhë të ashpër kur u ndal në funksionin e Gjykatës Administrative.

Rama:  Jeni të kënaqur me Gjykatën Administrative?! Thjesht është shtuar një kasap më shumë  në rrugën e tregut të mishit të sipërmarrësve dhe të qytetarëve.

Pamjet skandaloze të fiksuara nga kamera e “BOOM” kur qytetarët tërhiqen zvarrë, është një shembull i plotë për të kuptuar se qytetarët jo vetëm që nuk marrin drejtësi në dyert e Gjykatës Administrative, por si shpagim kur e kërkojne ata i tërheqin zvarrë. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Gjykata Administrativeqytetariskandal
Pas

“Ia preva kokën se më tha të kam q** hallën”, dëshmia e ish-komandos

Para

Tahiri dhe Majko u kërkojnë votën të rinjve: Qeverisja e majtë ka patur probleme por është alternativa më e mirë

Para
Tahiri dhe Majko u kërkojnë votën të rinjve: Qeverisja e majtë ka patur probleme por është alternativa më e mirë

Tahiri dhe Majko u kërkojnë votën të rinjve: Qeverisja e majtë ka patur probleme por është alternativa më e mirë

Discussion about this post

 



Të Fundit

DASH paralajmëron qytetarët amerikanë/ Rritje rreziku pas tensioneve Izrael–Iran

Izraeli godet Iranin: Mbi 50 avionë sulmojnë objektiva ushtarake në Teheran

Alarm Sigurie në Katar/SHBA dhe Britania u bëjnë thirrje shtetasve të qëndrojnë të strehuar

Djali i Shahut të fundit të Iranit thirrje për dezertim: Ky është Muri ynë i Berlinit

Sulmi izraelit në Iran shkakton masakër, 500 të vdekur, mijëra të plagosur

Aeroporti i Vlorës nuk do të jetë vetëm civil, Ethemaj: Do të përdoret edhe për ushtrinë

SHBA presin një sulm nga Irani në 48 orët e ardhshme

Gjykata shpall fajtorë katër persona, mes tyre ish-zyrtarë publikë (EMRAT)

Goditje e paprecedentë, Izraeli sulmon burgun më të njohur të regjimit iranian

Së shpejti fluturime direkte nga Tirana në SHBA, Rinasi në përgatitje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.