Në këtë muaj fushate nuk janë të pakta edhe takimet që zhvillojnë partitë me elektoratin në qytete të ndryshme.
Meqë jemi në kohë fushate, partitë mundohen të krijojnë atmosferë të gëzueshme në çdo miting që organizojnë. Por kjo që ka ndodhur në Pogradec është me të vërtetë e pazakontë.
Gjatë një takimi elektoral të Partisë Socialiste me banorët e këtij qyteti, organizatorët janë munduar të kënaqin në maksimum të pranishmit. Nuk kanë munguar as rritmet e muzikës popullore në këtë miting.
Pasi përfunduan fjalët dhe premtimet nga kanditati i zonës, filloi menjëherë haengu. Gjithçka mori pamjen e një dasme shqiptare ku orkestra buçiste, sazexhinjtë me pjata me mish përpara dhe populli që kërcen valle më i lumtur se kurrë. Gjithçka duket qartë në këto pamjet e mëposhtme. (J.V/Shuplaka)