Klikimet janë kthyer në nevojë për mediet online, por abuzimi nuk po njeh limite.
Nëse këto kohë kemi parë një presidente të një vendi, si ajo e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic, që është tepër e afërt me kombëtaren e saj që po shkruan historinë në Botëror. Në media, sidomos portalet shqiptare po shohim një abuzim me imazhin e saj.
Një herë u fol për një presidente, që është femër, dhe që feston me një tufë meshkujsh gjysmë lakuriq në dhomat e zhveshjes të stadiumit.
Më pas hipokrizia e madhe vijoi me krahasimin e saj me një pornostare, e cila quhet Coco Austin, dhe që ngjan shumë me presidenten Kolinda. Gjithsesi ky detaj është i dallueshëm, por kjo iu pëlqen portaleve sepse marrin një grusht klikimesh me një dezinformim të publikut.
Sot, përballja mes Anglisë dhe Kroacisë ka prodhuar edhe imazhe të tjera, ku përplasin shprehjet dhe pamjet e presidentes Kolinda (por që në foto vendoset modelja-pornostare Coco) dhe mbretëreshës së Anglisë, Elizabeth II.
Discussion about this post