Nuk kanë të sosur rastet e dhunës në famlje në vendin tonë. Një grua 55-vjeçare në Berat është hedhur nga pallati në tentativë për të vrarë veten pas një grindjeje të ashpër me kunatën e saj, të cilën e rrahu si dhe e plagosi më thikë.
55-vjeçarja është lënduar shumë nga përplasja dhe është dërguar me shpejtësi në spitalin e Traumës në Tiranë.
Nuk dihet ende identiteti i asnjërës prej tyre, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.09.2017, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen: V.P, 55 vjeçe, banuese në Berat, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me mjet prehrës kunatën e saj, shtetasen V.P, 52 vjeçe, banuese në Berat.
Shtetesia V.P pas ngjarjes ka shkuar në banesën e saj dhe është vetëhedhur nga taraca e katit të dytë të banesës së saj, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
(E.K/SHUPLAKA)