Albert Shopi, Përfaqësuesi i lëvizjes të Legalitetit në Elbasan, gjatë një prononcimi për Fax News thotë se është kandiduar pa dijeninë e tij si kandidat i pavarur për Elbasanin.
Shopi tregon se e ka mësuar këtë nga shokët dhe s’ka pasur dijeni më herët, duke shtuar se një lëvizje e tillë bëhet nga kundërshtarët e tij.
“U vura në dijeni nga shokët që qënkam kandiduar si kandidat i pavarur. Ky është fake news dhe i them qytetit të Elbasanit që këto lajme s’janë të vërteta.”
Pse u zgjodh emri juaj?
“Ka njerëz e kundërshtarë që s’u vjen mirë që e djathta e partia e Legalitetit rri në hije. S’jemi në hije, por bashkë me të djathtën. Është afër me të djathtën. Është një lëvizje e djathtë. Mesazhi im është që populli i Elbasanit të firmosë të djathtën në veçanti dhe jo në përgjithësi.”
Discussion about this post